BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Zjarr i madh në një paralagje të Athinës, në mënyrë parandaluese evakuohen banorët e disa lagjeve

Të paktën pesë lagje janë evakuuar në mënyrë parandaluese, ndërsa përmes porosisë nga numri për raste urgjente thirren banorët edhe të dy lagjeve t'i braktisin shtëpitë e tyre dhe të drejtohen në drejtim të plazhit që është në afërsi, pas zjarrit që paradite shpërtheu në komunën Saronikos, në pjesën lindore të rajonit Atika, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.  

Athinë, 9 shtator 2020 (MIA) – Të paktën pesë lagje janë evakuuar në mënyrë parandaluese, ndërsa përmes porosisë nga numri për raste urgjente thirren banorët edhe të dy lagjeve t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe të drejtohen në drejtim të plazhit që është në afërsi, pas zjarrit që paradite shpërtheu në komunën Saronikos, në pjesën lindore të rajonit Atika, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 117 zjarrfikës me shtatë ekipe këmbësorie dhe 35 automjete, pesë aeroplanë dhe tetë helikopterë, ndërsa ndihmojnë vullnetarë dhe cisterna nga komuna.

Era e fuqishme në mënyrë shtesë e vështirëson punën e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa në paralagjen konkrete në pjesën lindore të Atikës, pjesa më e gjerë e Athinës, është ndërprerë qarkullimi i një pjese të madhe të rrugëve dhe bulevardeve. sr/ar/ 

Таг
Back to top button
Close
Close