0_Sport,PortalFutboll

Zidan sqaroi pse Hazard nuk do të luaj në ndeshjen me Hetafen

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidan, para ndeshjes së xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll me Hetafen, sqaroi se mungesa e Eden Hazard është për shkak të kujdesit.

Madrid, 2 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidan, para ndeshjes së xhiros së 33-të të kampionatit spanjoll me Hetafen, sqaroi se mungesa e Eden Hazard është për shkak të kujdesit.

Francezi nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e belgut, i cili u lëndua.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm me të. Ai së shpejti do të arrijë formën e tij më të mirë. Jam shumë krenar për të gjithë lojtarët, sepse ajo që ata bënë nuk është e lehtë. Ne gjithashtu e dimë që duhet të luajmë gjashtë ndeshjet e mbetura, të gjitha duket se janë finale për ne”, tha Zidan.

Real Madridi është kryesuesi i tabelës në La Liga me një pikë më shumë se Barcelona dhe një ndeshje më pak.

Ndeshja Real Madrid – Hetafe luhet sonte në ora 22:00 në Madrid. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close