0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Zidan: Nuk do të jetë mossukses nëse nuk fitojmë asgjë në vitin 2020

Trajneri i Real Madridit , Zindei Zidan nuk është i shqetësuar që ekipi nuk po e arrin suksesin e njëjtë, si ato gjatë qëndrimit të tij paraprak në këtë klub. Atëherë francezi i famshëm solli tre tituj në Ligën e kampionëve dhe tifozët shpresonin për triumfe të reja të ngjashme.

Real Madrid, 3 janar 2020 (MIA) – Trajneri i Real Madridit , Zindei Zidan nuk është i shqetësuar që ekipi nuk po e arrin suksesin e njëjtë, si ato gjatë qëndrimit të tij paraprak në këtë klub. Atëherë francezi i famshëm solli tre tituj në Ligën e kampionëve dhe tifozët shpresonin për triumfe të reja të ngjashme.

“Nuk do të jetë mossukses nëse nuk fitojmë asnjë trofe. Mossukses do të jetë nëse nuk tentojmë ta bëjmë këtë, duke dhënë gjithçka prej vetes. Duhet të stërvitemi çdo ditë. Një do ta fitojë La Ligën, ndërsa tjetri Ligën e kampionëve. Të tjerët janë budallenj apo? Jo nuk mendoj kështu”, tha sot Zidan.

Javën e ardhshme të bardhët duhet të marrin pjesë në stërvitjen për Superkupën e Spanjës, e cila do të mbahet në format të ri me katër pjesëmarrës. Ata do të luftojnë për trofeun në Xheda (Arabinë Saudite) mes 8 dhe 12 janarit.

Francezi nuk e përjashtoi mundësinë disa prej lojtarëve të saj , të cilët nuk luajnë mjaftueshëm, ta braktisin ekipin gjatë transferimeve aktuale. Pyetja ishte konkretisht për Braim Dijaz dhe Mariajno Diazin. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close