0_Sport,PortalFutboll

Zidan ka për synim ta fitojë Kupën e Mbretit me Realin

Real Madrid vazhdon të luftojë për tre trofe - në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, pasi Zinedin Zidane po përpiqet të shkruaj histori në turneun e fundit. Pikërisht ky trofe mungon në koleksionin e pasur të mentorit francez.

Madrid, 28 janar 2020 (MIA) – Real Madrid vazhdon të luftojë për tre trofe – në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, pasi Zinedin Zidane po përpiqet të shkruaj histori në turneun e fundit. Pikërisht ky trofe mungon në koleksionin e pasur të mentorit francez.

“Ne dëshirojmë që të shkruajmë histori në Kupë. Mendoj se nuk vuajmë nga mungesa e motivimit. Ekipi e ka fituar këtë turne 13-të herë me radhë edhe atë mirë. Ne e respektojmë çdo turne në të cilin garojmë dhe motivimi është i madh”, tha Zidane para takimit me Saragosa.

Në lidhje me përforcimet, ai tha se deri më 31 janar, çdo gjë mund të ndodhë me cilindo klub.

“Unë e kam ekipin tim dhe gjithmonë kam thënë që ai është më i miri. Unë punoj me ta dhe nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë në ndonjë vend tjetër”, tha Zizu. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close