0_Sport,PortalFutboll

Zidan i ka shkelur rregullat për vetizolim në Madrid

Trajneri i përgjithshëm i Real Madridit, Zinedin Zidan e ka lëshuar Madridin, duke i shkelur rregullat për vetizolim. Sipas "Sport es" trajneri francez 47 vjeçar është vërejtur në një fshat në periferi të qytetit.

Madrid, 25 maj 2020 (MIA) – Trajneri i përgjithshëm i Real Madridit, Zinedin Zidan e ka lëshuar Madridin, duke i shkelur rregullat për vetizolim.

Sipas “Sport es” trajneri francez 47 vjeçar është vërejtur në një fshat në periferi të qytetit.

Zidan ka ardhur në shtëpinë që e kishte blerë një vit më parë. Në Madrid ekziston ndalesë për udhëtim jashtë qytetit, duke mos i marrë parasysh situatat e veçanta. Trajneri mund të dënohet me gjobë.

Paraprakisht u mësua se kampionati spanjoll do të vazhdojë në qershor. Real Madridi filloi me stërvitje ekipore. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close