0_Web_AktualePartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Ziberi nga Ohri: Pa mbështetjen e Ahmetit nuk guxuam të hedhim firmën në Marrëveshjen paqësore

Karvani “Realizo Ëndrrën” i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) qëndroi në qytetin e Ohrit, ku njëherit shënoi edhe përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15-të korrik të këtij viti. Fjalime para qytetarëve në Ohër, mbajtën bartësi i listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 5-të, Talat Xhaferi, Fatmir Besimi, Shefi i Shtabit Zgjedhorë, kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Shkup, 11 korrik 2020 (MIA) – Karvani “Realizo Ëndrrën” i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) qëndroi në qytetin e Ohrit, ku njëherit shënoi edhe përmbylljen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 15-të korrik të këtij viti. Fjalime para qytetarëve në Ohër, mbajtën bartësi i listës për deputet në njësinë zgjedhore numër 5-të, Talat Xhaferi, Fatmir Besimi, Shefi i Shtabit Zgjedhorë, kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kandidati për postin e kryeministrit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Naser Ziberi para të pranishmëve bëri retrospektiv të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë konfliktit të armatosur në vitin 2001 ku pikërisht në qytetin e Ohrit u arrit Marrëveshja që i siguroj Maqedonisë stabilitet dhe të ardhme.

“Kam emocione të veçanta pikërisht në brigjet e Liqenit të Ohrit, në këtë qytet të shumë kryqëzimeve njëherit edhe gur i themeleve të ndërtimit të barazisë së shqiptarëve në vitin 2001. Këto emocione janë të lidhura ngushtë me Marrëveshjen që u negociua me ditë të tëra, ditë që ishin shumë të rënda e dramatike. Ta dini se shpinën e kemi pasur të fortë, prandaj nuk kemi bërë hap prapa nga kërkesat legjitime të popullit shqiptarë. E them publikisht se bashkëpunimi im me zotin Ahmeti është shumë i hershëm edhe atë nga komunikata e parë që shpalosi aspiratat e UÇK-së nga Prizreni  ku u bë edhe pajtimi në mes dy partive të konfrontuara në mes vete asokohe PPD dhe PDSH edhe atë me ndërmjetësim të z. Ahmeti me çka u shtri dora e pajtimit për të arrit synime tona,” potencoi Ziberi.

Një ndër detajet e negociatave që Ziberi shpalosi para qytetarëve të Ohrit ishte data e 11 gushtit të vitit 2001 kur pati një sulm të furishëm nga ana e UÇK-së me çka i demoralizoi palën maqedonase që ishte e pranishme në negociatat që po zhvilloheshin në Ohër.

“Faktori ndërkombëtarë bënte presion që të dilet nga kjo situatë dhe të vazhdohej me negociatat. Në një bisedë që pata me z. Perdju i thash se nuk mund ta hedh firmën në këtë marrëveshje pa mos u dëgjuar me njeriun që ju e keni dëgjuar e nuk e di a e keni takuar. Këtë dasmë të madhe që po ndodh as Naser Ziberi dhe as Arben Xhaferi nuk e ka filluar por e ka nisur z. Ali Ahmeti dhe pa e pyetur atë nuk mund ta hedhim firmën. Ta dinë të gjithë këtë realitet pasi kjo Marrëveshje jua hapi rrugën gjitha Marrëveshjeve tjera që u arritën në vend për ti siguruar vendin stabilitet dhe perspektivë”,  nënvizoi Ziberi.

Kandidati për kryeministër Ziberi  në fund të fjalimit të tij  theksoi se kjo detyrë që i është ngarkuar në garën për postin e kryeministrit i është lehtësuar nga mikpritja që i është bërë në çdo tubim.

“Në çdo qytet, e fshat që kemi vizituar kemi qenë të mirëpritur shumë mirë  dhe a e dini pse ndodhë një gjë e këtillë sepse kjo është rezultat i kultivuar pasi ajo që premtohet dhe realizohet dhe kjo është meritë e z. Ahmeti i cili i ka lënë këto dyer hapur për të vepruar në gjithë këto treva,” përfundoi Ziberi. fab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close