0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Ziadin Sela: Haraçina është simbol i ndryshimeve dhe kthesave të mëdha

Koalicioni Aleanca dhe Alternativa dje kanë mbajtur tubimin e para fundit në Haraçinë në një atmosferë festive dhe të ngrohtë është pritur Lideri i Aleancës Ziadin Sela dhe Afrim Gashi i Alternativës.

Shkup, 12 korrik 2020 (MIA) – Koalicioni Aleanca dhe Alternativa dje kanë mbajtur tubimin e para fundit në Haraçinë në një atmosferë festive dhe të ngrohtë është pritur Lideri i Aleancës Ziadin Sela dhe Afrim Gashi i Alternativës.

Sela para haraçinasve ka folur për programin dhe vizionin politik të Koalicionit ASH-AAA duke nënvizuar se Haraçina gjithmonë ka qenë promotorë i ndryshimeve dhe vendi ku kanë ndodhur kthesat e mëdha.

“Nuk kam as pikën e dyshimit se më 15 korrik Haraçina do të kthej dinjitetin dhe do të marrë vendin e saj të merituar, këtu kanë ndodhur shumë kthesa dhe ndryshime në periudha të rëndësishme historike”, theksoi Sela.

“Prania juaj kaq masive sonte këtu e dëshmon qartë se ju tani më e keni vendosur që të bëni ndryshimin dhe ju ftojë që këtë fitore të madhe të koalicionit ,,Tash është Koha” ta vulosim pikërisht në Haraçinë, për shkak edhe të simbolikës që ka Haraçina” shtoi ai.

Më tej Sela shtoi se në Haraçinë nuk ka mundur të pijë kafe as Lubja e nuk do të pijë as Zorani, sepse Haraçina shqiptare ka qenë dhe ashtu do të mbetet përgjithmonë.

Tubimi i fundit i Koalicionit ,,Tash është koha” do të mbahet sonte me fillim në ora 20:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. ar/

Back to top button
Close
Close