BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zhuravljev: Arma amerikane vret ushtarë turq dhe civilë në Siri

Armata amerikane dërgon sasi të madhe të armëve nga Iraku në Siri, që përdoret kundër forcave turke dhe civilëve, deklaroi shefi i i Qendrës Ruse për Pajtim në Siri, Oleg Zhuravljev.

Damask, 19 shkurt 2020 (MIA) – Armata amerikane dërgon sasi të madhe të armëve nga Iraku në Siri, që përdoret kundër forcave turke dhe civilëve, deklaroi shefi i i Qendrës Ruse për Pajtim në Siri, Oleg Zhuravljev.

Ai pohon se nga fillimi i vitit SHBA-ja nga Iraku në Siri ka dërguar 13 konvojë me më shumë  se 80 automjete të blinduara dhe mbi 300 kamionë me lloje të ndryshme të armëve, municionit dhe materialeve të tjera.

“Arma amerikane përdoret në luftimet kundër numrit të madh të grupeve militante në veri të Eufratit, por edhe kundër forcave turke dhe civilëve në pjesën veriore të Sirisë”, theksoi Zhuravljev.

Ai nënvizoi në gjendjen e përkeqësuar humanitare në atë rajon dhe të sulmeve të shpeshtuara të militantëve  për shkak të së cilës civilët janë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre të cilat janë në territorin nën kontroll të forcave të Qeverisë siriane.

“Rreth 23.000 sirianë, fillimisht familje me fëmijë kanë braktisur shtëpitë e tyre  nga fillimi i vitit”, theksoi Zhuravljevi.

Таг
Back to top button
Close
Close