0_Magazinë.PortalShtëpi

Zhizel Bundshen dhe Tom Brejdi shesin pronën në Boston për 40 milionë dollarë

Manekenja braziliane, Zhizel Bundshen dhe bashkëshorti i saj, Tom Brejdi, ylli i futbollit amerikan, Tom Brejdi, e shesin shtëpinë e tyre në rrethinë të Bostonit. Çmimi është 39,5 milionë dollarë.

Boston, 7 gusht 2019 (MIA) – Modelja braziliane, Zhizel Bundshen dhe bashkëshorti i saj, Tom Brejdi, ylli i futbollit amerikan, Tom Brejdi, e shesin shtëpinë e tyre në rrethinë të Bostonit. Çmimi është 39,5 milionë dollarë.

Prona e Zhizel dhe Tom ndodhet në njërën prej pjesëve më të pasura të rrethinës. Tom është lojtar i ekipit Nju Inglland Petriots nga Bostoni.

Shtëpia kryesore ka sipërfaqe prej 900 metrave katrorë dhe përbëhet prej pesë dhomave të gjumit dhe një dhome të posaçme – e adaptuar për atletë profesionistë. Në pronë ka edhe spa-hapësirë, bodrum verërash, kënd lojërash dhe kopsht.

Shtëpiza për mysafirë është me sipërfaqe prej 223 metra katrorë, ndërsa afër saj është edhe garazhi për tre automjete dhe parking edhe për 20 automjete në ambient të hapur.

Zhizel Bundshen për vite të tëra ishte modelja më e paguar në botë, me fitim të përgjithshëm prej 4888 milionë dollarëve. Tom Brejdi (42), deri më tani vetëm nga NFL ka fituar 235 milionë dollarë. Që të dy kanë shtëpi luksoze edhe në Arminia, në shtetin  federal të Nju-Jorkut, dhe në kuartin Trajbeka, në qytetin e Nju-Jorkut, shkruan “Ekshën netuork”. ab/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close