0_Sport,PortalFutboll

Zhiru dëshiron të mbetet në Çellsi

Sulmuesi francez i Çellsit, Olivie Zhiru është i gatshëm ta bart fanellën e londinezëve edhe pas këtij sezoni, pas serisë së ndeshjeve, në të cilat ai i filloi në ekipin e parë.

Londër, 6 mars 2020 (MIA) – Sulmuesi francez i Çellsit, Olivie Zhiru është i gatshëm ta bart fanellën e londinezëve edhe pas këtij sezoni, pas serisë së ndeshjeve, në të cilat ai i filloi në ekipin e parë.

Zhiru ishte para largimit nga “Stemford Brixh” gjatë afatit dimëror të transferimeve, pasi koha e tij në fushë ishte tejet e kufizuar në gjysmën e parë të sezonit. Për këtë shkak, ai ishte afër kalimit në ekipin italian, Inter.

Po, tani, siç duket, mendimi i sulmuesit francez ka ndryshuar. Pas lëndimit të Tami Abrahamit, ai i filloi katër ndeshjet e fundit për Çellsin, në të cilat shënoi edhe një gol.

Sipas gazetës angleze “Dejli mejl”, kjo bëri që lojtari t’i rishqyrtojë qëllimet e veta dhe të dojë të nënshkruajë kontratë të re. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close