Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Zhernovski për vizitë në Komunën e Shtipit

Për vizitë në KOmunën e Shtipit sot ishte zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, informoi kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski.

Shtip, 27 mars 2020 (MIA) – Për vizitë në KOmunën e Shtipit sot ishte zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, informoi kryetari i Komunës së Shtipit, Bllagoj Boçvarski.

Ai thotë se në takim është biseduar për gjendje aktuale në shtet me koronavirusin, për masat të cilat i ndërmarrin në nivel qendror dhe lokal për parandalim të pasojave, si dhe për gjendjen me shumicën e qytetarëve tanë të cilët këto ditë duhet të kthehen nga Gjermania, pas të gjitha procedurave të cilat i zbatoi MPJ, ndërkaq për të vilat, siç thotë Boçvarski, ai dhe administrata komunale janë angazhuar personalisht.

“Komuna e Shtipit ndau maska mbrojtëse për nevojat e MPJ-së me çka dëshirojmë t’u dalim në ndihmë institucioneve tona. Në këto momente të vështira për shtetin, me zëvendësministrin biseduam për sukseset e mëdha që i arritëm si shtet përmes anëtarësimit të plotë në Aleancën e NATO-s dhe vendimit për fillim të negociatave me BE-në”, thotë Boçvarski. ab/

 

Back to top button
Close
Close