0_Maqedoni.PortalPolitikë

Zhernovski i pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i parë i emëruar i Qipros, Konstantinos Elijades

- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, me anë të lidhjes videokonferenciale i pranoi letrat kredenciale nga ana e Konstantinos Elijades, ambasadori i sapoemëruar jo rezident i Republikës së Qipros për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Shkup, 6 korrik 2020 (MIA) – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, me anë të lidhjes videokonferenciale i pranoi letrat kredenciale nga ana e Konstantinos Elijades, ambasadori i sapoemëruar jo rezident i Republikës së Qipros për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Beograd.

Siç bënë të ditur nga kabineti i zëvendësministrit, Zhernovski i uroi mirëseardhje dhe sukses në kryerjen e funksionit të tij në Maqedoninë e Veriut, edhe atë si ambasador i parë i emëruar i Republikës së Qipros në Republikën e Maqedonisë së Veriut pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes të dy shteteve.

Në bisedë, theksohet, ishin shkëmbyer mendime për shumë tema aktuale, me theks në integrimin dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Ambasadori Elijades, e riafirmoi mbështetjen e Qipros për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, si dhe për ndihmë për përmbushjen e dispozitave të nevojshme reformuese. Shfaqi kënaqësi që si ambasadori i parë do të ketë rastin që të kontribuojë në intensifikimin e miqësisë maqedonase-qipriote, duke e theksuar potencialin i cili ekziston për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sferat me interes të përbashkët.

Në takim, ishte theksuar se ekziston potencial për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Qipros, por edhe vullnet të fuqishëm për ndërtim të marrëdhënieve miqësore dhe të përzemërta të bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Fokusi do të vendoset në bashkëpunimin ekonomik dhe turizëm, përmes organizimit të forumeve të biznesit përmes të cilave do të përforcohet ky bashkëpunim mes bashkësisë së biznesit.

Bashkëbiseduesit, shtohet, shkëmbyen mendime edhe për gjendjet në rajonin tonë, si dhe zhvillimin më të ri të gjendjes së brendshme politike në vendin tonë në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close