Zhbogar: Të flitet për metodologjinë e re është ende herët, BE-ja mbetet këtu me ose pa datë për negociata
Politika e lartë duhet të lihet në Bruksel, ndërsa Delegacioni i BE-së mbetet këtu, pa marr parasysh nëse vendi ka marrë datë ose jo për fillimin e negociatave me Unionin, deklaroi sot euroambasadori Samuel Zhbogar lidhur me metodologjinë e re për negociata, para fillimit të Punëtorisë për mbështetje financiare që e mundëson BE-ja.