0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë MKDLajme nga komunatMakedonija.SlajderPolitikë

Zhbogar: Shpresojmë se deri në fund të vitit do të fillojnë negociatat me BE-në

Reformat e vazhdueshme dhe rezultatet e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë për progresin e vendit. Bashkimi Evropian së shpejti do ta prezantojë kornizën negociuese dhe shpresojmë se këtë vit do t'i hapim negociatat, deklaroi ambasadori evropian Semjuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme zyrtare në komunën Rankovc.

Kriva Pallankë, 29 maj 2020 (MIA) – Reformat e vazhdueshme dhe rezultatet e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të kontribuojnë për progresin e vendit. Bashkimi Evropian së shpejti do ta prezantojë kornizën negociuese dhe shpresojmë se këtë vit do t’i hapim negociatat, deklaroi ambasadori evropian Semjuel Zhbogar gjatë vizitës së sotme zyrtare në komunën Rankovc.

Zhbogari mori pjesë në fillimin zyrtar të punimeve ndërtimore të sistemit bashkëkohor të ujitjes për rreth 200 hektarë tokë të përpunueshme në Rankovc, pjesë e projektit të Bashkimit Evropian për ndërtimin e “Sistemeve për ujitje me shpenzime të vogla dhe ekologjike”, i financuar përmes programit IPA për zhvillim bujqësor dhe rural, që kushton 1.7 milionë euro.

“Bujqësia është një kapitujt për të cilën do të flitet në negociatat para anëtarësimit për hyrje në BE dhe rekomandoj që shteti mirë të përgatitet. E inkurajoj Qeverinë dhe institucionet kompetente të vendosin reforma dhe të formojnë shoqata për ekonomizim me ujë dhe ruajtjen e këtij burimi të çmueshëm sepse bujqësia është sektori më i ndjeshëm i prekur nga ndryshimet klimatike, të cilat do të ndikojnë për mospasjen e ujit dhe paraqitjen e thatësirave. Vendosja e sistemeve të mira për ujë është kyçe, por ka edhe segmente të tjera, si fragmentimi i tokës bujqësore, tokës së papërpunuar dhe ngjashëm, dhe për këtë institucionet duhet të merren edhe me këtë”, shtoi Zhbogari.

Sipas tij, BE-ja dhe Delegacioni i BE-së në RMV do të vazhdojnë me udhëheqjen e përkushtuar të vendit në secilën sferë të lëvizjes, duke punuar bashkë në solidaritet dhe promovim të vlerave të përbashkëta për të gjithë qytetarët. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close