Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Zhbllokohet xhirollogaria e komunës Gostivar

Llogaria komunale është zhbllokuar me setin e ri të masave  të cilat i propozoi  Ministria e Financave. Informacionin e konfirmuan  edhe nga vetëqeverisja lokale e Gostivarit prej ku potencuan  se për pagesë të kërkesës  nga përmbaruesi gjyqësor  deri tani nga llogaria e Komunës Gostivar janë depozituar rreth dy milion denarë.

Gostivar, 1 prill 2020 (MIA) – Llogaria komunale është zhbllokuar me setin e ri të masave  të cilat i propozoi  Ministria e Financave. Informacionin e konfirmuan  edhe nga vetëqeverisja lokale e Gostivarit prej ku potencuan  se për pagesë të kërkesës  nga përmbaruesi gjyqësor  deri tani nga llogaria e Komunës Gostivar janë depozituar rreth dy milion denarë.

Zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi konfirmoi se për shkak të rrethanave të krijuara nga përhapja e koronavirusit,  nuk do të bëhet  bllokimi i llogarisë.

“Ligji i përmbarimit është pezulluar deri në fund të qershorit  dhe në këtë mënyrë, përveç qytetarëve,  komunave të vendit u ndihmohet  edhe në plotësimin e  obligimeve  operative që të mund t’i ndërmarrin  të gjitha aktivitetet e nevojshme për luftë  kundër pandemisë “Kovid-19”, tha Elezi.

Me këtë gjendje të re Ligji për përmbarim, është pezulluar nga 1 prilli deri në fund të qershorit. Ndërsa siç theksoi Elezi,  në përputhshmëri me atë,  përmbaruesit duhet t’i ndërpresin përmbarimet.

Këto masa janë miratuar  në seancën e Qeverisë si pjesë e pakos së dytë të masave ekonomike  për zbutjen dhe ballafaqimin me pasojat nga pandemia e koronavirusit.

Para një jave përmbaruesi me aktgjykim gjyqësor e ka bllokuar llogarinë e Komunës Gostivar për shkak të borxhit ndaj zjarrfikësve të Gostivarit të cilët me padi  kërkonin pagesë të shtesës prej 20 për qind. Vlera e tërësishme të cilën komuna duhet ta paguajë është pesë milion denarë. Për pagesë të kërkesës mbesin edhe 3,7 milion denarë.  zgm/sa/

Back to top button
Close
Close