BallkanBallkan.Portal

Zhbllokohen rrugët rreth institucioneve më të rëndësishme shtetërore në Mal të Zi

Të gjitha rrugët në Podgoricë nga mëngjesi i sotëm janë zhbllokuar dhe trafiku po zhvillohet pa pengesa, deklaroi zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Marija Zhugiq. 

Podgoricë, 31 gusht 2020 (MIA) – Të gjitha rrugët në Podgoricë nga mëngjesi i sotëm janë zhbllokuar dhe trafiku po zhvillohet pa pengesa, deklaroi zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Marija Zhugiq.

Sipas saj, rrugët kanë qenë të  bllokuara për shkak të tubimeve më më të mëdha të mbrëmshme të qytetarëve në qytet.

Ajo shtoi se nuk e di nëse edhe më tej do të bllokohen rrugët, dhe shtoi se opinioni do të informohet me kohë, transmeton gazeta “Vijesti”.

Zhugiqi deklaroi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë evidentuar 22 incidente dhe se policia ka parashtruar kallëzim penal dhe dy kundërvajtje.

Policia malazeze bllokoi natën e kaluar qarkun rreth institucioneve më të rëndësishme shtetërore – Qeverinë e Malit të Zi, Parlamentin, Presidencën.

Në Mal të Zi dje u mbajtën zgjedhje parlamentare, të njëmbëdhjetat që kur u vendos sistemi shumëpartiak i vendit dhe i pesti që nga pavarësia.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Malit të Zi (KSHZ) njoftoi këtë mëngjes rezultatet fillestare bazuar në 98.55 të fletëvotimeve të përpunuara, sipas së cilës Partia Demokratike e Socialistëve fitoi 35.12 dhe koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” 32.52 për qind të votave.

Koalicioni “Paqja është kombi ynë” fitoi 12.55 për qind, “Bardh e Zi” 5.57, Social Demokratët 4.09, Partia Boshnjake 3.81, SDP – Mali i Zi i Fuqishëm 3.14, Lista Shqiptare 1.61 dhe Koalicioni Shqiptar Unanim 1.16 për qind.

Nisma Qytetare Kroate fitoi 0.27 për qind dhe Partia Kroate e Reformës 0.13 për qind e votave dhe sipas rezultateve të KSHZ-së, ata nuk e kaluan censusin.

Kanë votuar 76,68 për qind nga votuesit e regjistruar nga të cilët 403.642 janë fletëvotime të vlefshme.

Zgjedhjet parlamentare i kanë ndjekur 2.089 vëzhgues, nga të cilët 265 të huaj. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close