BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri më 25 prill të vitit 2021

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill të vitit 2021.

Tiranë, 6 shtator 2020 (MIA) – Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri do të mbahen më 25 prill të vitit 2021.

Datën me dekret e ka caktuar presidenti Ilir Meta, pas konsultimeve, të cilat partitë politike i kanë mbajtur para dy ditëve.

“Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Kodit zgjedhor, si dhe pas konsultimeve me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë, e caktoj 25 prillin (e diel) të vitit 2021 për ditë për realizimin e zgjedhjeve parlamentare. Dekreti hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në publikimin e faqes zyrtare të presidentit.

Të premten Meta, gjatë tërë ditës ka pasur takime të ndara me liderë dhe përfaqësues të partive politike rreth caktimit të datës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 26 qershor të vitit 2017. Në këto dhe ato paraprake, në vitin 2013 fituan socialistët e kryeministrit aktual Edi Rama. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close