EvropëEvropë.Portal

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ukrainë mund të mbahen më 21 korrik

Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Ukrainë mund të mbahen më 21 korrik, deklaroi sot Andrij Bogdan, këshilltar i presidentit të ri, Vlladimir Zelenski.

Kiev, 21 maj 2019 (MIA) – Zgjedhjet parlamentare të parakohshme në Ukrainë mund të mbahen më 21 korrik, deklaroi sot Andrij Bogdan, këshilltar i presidentit të ri, Vlladimir Zelenski.

Ai sqaroi se presidenti sot ka mbajtur konsultime me deputetët dhe data më e pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve ka qenë 21 korriku.

Bogdan, i cili me siguri do të jetë shef i kabinetit të presidentit, kumtoi se është e mundur Zelenski sot t’i kumtoi një pjesë e emrave të rinj në pushtet.

Kryeministri i Ukrainës, Volodomir Grojsman dje paralajmëroi se të mërkurën do të japë dorëheqje dhe i bëri thirrje Zelenskit ta ndërmarrë përgjegjësinë e plotë për vendin. Dorëheqja e Grojsmanit duhet të vërtetohet edhe në Parlament dhe nëse miratohet, ai do të jetë ushtrues detyre kryeministër i vendit derisa deputetët nuk e emërojnë përbërjen e re të Qeverisë pas zgjedhjeve.

Zelenski e shpërndau parlamentin pasi dje në Radën Supreme dha betimin për fillimin e mandatit pesëvjeçar si president i Ukrainës. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close