EvropëEvropë.Portal

Zgjedhje presidenciale në Lituani

Në Lituani sot në mëngjes janë hapur vendvotimet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Uillnus, 12 maj 2019 (MIA) – Në Lituani sot në mëngjes janë hapur vendvotimet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Në garë janë nëntë kandidatë, në mesin e të cilëve edhe presidentja aktuale Dalia Gribauskajte pasi tashmë i ka dy mandate pesëvjeçare.

Gjatë fushatës kandidatët më së shumti janë përqendruar në çështjet vendore, siç janë ekonomia, korrupsioni dhe mbrojtja sociale edhe pse politika e jashtme dhe mbrojtja janë dy çështje kryesore në kompetencë të shefit të shtetit.

Favoritë kryesorë të zgjedhjeve janë kryeministri Saulius Skvernelis, ish-ekonomisti Gitan Naused dhe ish-ministrja e Financave, Ingrida Simonite.

Dalia Gribauskajte falë pikëpamjeve antiruse, veshjes me stil dhe shiritit  të zi në karate e mori nofkën “Zonja e çeliktë”, siç e quanin edhe Margaret Thatçer kur ishte kryeministre e Britanisë së Madhe. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close