BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zgjedhje presidenciale në Iran më 18 qershor të vitit të ardhshëm

Këshilli iranian për mbrojtje e Kushtetutës sot e caktoi 18 qershorin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Teheran, 24 gusht 2020 (MIA) – Këshilli iranian për mbrojtje e Kushtetutës sot e caktoi 18 qershorin e vitit të ardhshëm si datë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në këtë vend.

Sipas ligjit iranian, presidenti aktual nuk mund të kandidohet për mandat të tretë, nëse paraprakisht ka qenë në këtë pozicion dy mandate të njëpasnjëshme, siç është rasti me Hasan Rohanin, i cili u zgjodh president në vitin 2013 dhe 2017.

Sipas shefit të shtabit zgjedhor iranian kandidimet për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale do të dorëzohen në fillim të prillit, ndërsa lista përfundimtare e kandidatëve do të publikohet në fillim të qershorit. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close