0_MIA Investigon.PortalE përzgjedhur

Zgjedhje amerikane: Dy kandidatë – dy fushata të ndryshme radikale

Donald Tramp dhe Xho Bajden, dy kandidatët për president të SHBA-së, në më pak se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, shpesh here i vizitojnë të gjitha vendet, ndonjëherë e dhe në ditën e njëjtë, por kanë qasje të ndryshme radikale ndaj votuesve amerikanë.

18 shtator 2020

Hina – Zagreb

Donald Tramp dhe Xho Bajden, dy kandidatët për president të SHBA-së, në më pak se dy muaj para zgjedhjeve presidenciale, shpesh here i vizitojnë të gjitha vendet, ndonjëherë e dhe në ditën e njëjtë, por kanë qasje të ndryshme radikale ndaj votuesve amerikanë.

Demokrati dhe republikani janë në turne në shtetet kyçe federale ku rezultati mund ta caktojë fituesin përfundimtar, por ata e bëjnë këtë në mënyrë të ndryshme.

Bajden organizon tubime të vogla, ndërsa Tramp ngjarje të mëdha të cilat shpesh herë i shkelin masat lokale për luftë kundër pandemisë së koronavirusit, e cila mori jetën e rreth 200.000 personave në SHBA.

Tramp, presidenti aktual 74 vjeçar i cili lufton për ta përsëritur fushatën e tij spektakulare që e solli në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2016, merr pjesë pa maskë dhe nuk kujdeset për kërcënimin nga virusi.

Bajden i respekton masat kundër përhapjes së virusit, mban maskë në salla kryesisht të zbrazëta ku mbaj fjalime, para së gjithash, para shikuesve televizivë.

Qasja e tillë ndryshme me siguri nuk do të ndryshojë në pesëdhjetë ditët e mbetura deri në zgjedhje, siç ishte javën e kaluar në Miçigen, një prej shteteve kyçe për ta fituar Shtëpinë e Bardhë.

Bajden të mërkurën arriti në parkingun e sindikatës së punëtorëve të Autopunonjësve të bashkuar në qytetin e vogël Uoren në afërsi të Detroitit dhe menjëherë tha se i respekton masat lokale.

Ato, megjithatë, janë të papara mendueshme për Trampin dhe ai hyn në mitingjet e tij pa maskë dhe i shkelë rekomandimet e autoriteteve shëndetësorë. Kështu ishte të martën në Karolinën Veriore, ku bënte shaka me kufizimet para publikut të shqetësuar.

“Tramp asgjë nuk do ta pengojë nga mitingjet e mëdha”, tha profesor Tobi Berkovic, ekspert për komunikim politik në Universitetin në Boston.

“Strategjia e tij është që të jetë para syve të të gjithëve dhe ai nuk heq dorë nga kjo”, shtoi Berkovic.

Bajden e pranon se i mungon fushata tradicionale, por shton se mprehtësia e fjalimeve të tija do ta përmbushë mospasjen e publikut në mitingje.

Fushatë në kthinë?

Berkovic beson se ekipi rreth Bajdenit – i cili do të bëheshte presidenti më i vjetër në historinë amerikane në moshën 78 vjeçare dhe kundërshtarët e të cilit shpesh herë pyesin nëse ai është gatshëm mentalisht për këtë punë – e shfrytëzon kërcënimin nga koronavirusi për ta ulur potencialin për interaksion spontan mes Bajdenit dhe publikut, nga çka do të mund të dalë ndonjë gaf i tij në prag të zgjedhjeve.

“Sa më e madhe që është mburoja rreth tij, aq më mirë për ta”, theksoi profesori.

Kjo, megjithatë “nuk shkon në shtesë të demokracisë” sepse kandidatët për president duhet të përballen me votues realë dhe “kjo thjeshtë nuk ndodh”, shtoi ai.

Tramp dhe anëtarët e fushatës së tij i përqeshin mitingjet e Bajdenit. Ata, shpesh publikojnë fotografi nga fusharat e tija, si ajo kur ai rrinte ulur në kopshtin të rrethuar me disa votues.

Bajden “mund të mbajë mitingje në kthinë”, deklaroi kohë më parë zëdhënësi i fushatës së Trampit, Tim Murto.

Por, ithtarët e Bajdenit nuk janë të kënaqur nga qasja e tij, pohon Berkovic.
Ai ende ka epërsi të konsiderueshme para Trampit në nivel kombëtar dhe epërsi pak më të vogël në shtetet kyçe.

Shumica e amerikanëve mbështesin mbajtjen e maskave dhe masave për distancë fizike dhe derisa strategjia e Bajdenit “funksionon”, pse do ta ndryshonin këtë?, pyet Berkovic.

Tramp e ndjekë pjesën e mbetur

Bajdeni kompenson mitingjet e veta të thjeshta me vizitë të numrit të madh të shteteve dhe me këtë nuk lejon të rilind tregimi për fshehje në podrumin e shtëpisë së tij në Delaver, që vazhdimisht e theksojnë kundërshtarët e tij, thotë Xhon Hudak, analist në institutin tink-tenk Brukings.

Edhe pse Tramp dhe Bajden kanë fushatë krejtësisht ndryshe, ata në fund marrin mbulim të barabartë mediatik, thekson ai.

“Me rëndësi është që të merret parasysh se bajden nuk është ai që e ndjekë pjesën e mbetur, presidenti është ai që duhet ta arrijë Bajdenin”, shton Hudak.

Me shembullin e tij për respektimin e masave, Bajden tërheq votues të pavarur dhe progresivë të cilët fuqishëm i mbështesin masat kundër koronavirusit.

“Shumë republikanë qeshin me këtë”, konkludon Hudak, “por shumë amerikanë do ta shohin këtë dhe do të konkludojnë se Bajden sillet si ata”.

Back to top button
Close
Close