EvropëEvropë.Portal

Zelenski: Nuk përjashtohet mundësia që aeroplani është rrëzuar nga raketa

Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që aeroplani ukrainas të jetë rrëzuar nga raketa, por ende nuk është konfirmuar.

Kiev, 10 janar 2020 (MIA) – Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski sot deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që aeroplani ukrainas të jetë rrëzuar nga raketa, por ende nuk është konfirmuar.

Ai shtoi se për hetimin për rrëzimin e aeroplanit, në të cilin e humbën jetën 176 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, gjatë ditës do të bisedojë me sekretarin amerikan të Shtetit, Majk Pompeo.

Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo dje deklaroi se provat tregojnë se raketë iraniane e ka rrëzuar aeroplanin ukrainas. Ai theksoi se sulmi “mund të ketë qenë pa qëllim”.

Edhe përfaqësuesit amerikanë paraprakisht deklaruan se “me shumë gjasa” është një raketë kundër-ajrore për ta rrezuar aeroplanin. Edhe ata supozojnë se sulmi ishte gabimisht. ls/

Таг
Back to top button
Close
Close