EvropëEvropë.Portal

Zelenski bëri thirrje për përmbajtje nga spekulimet për rrëzimin e aeroplanit

Në Ukrainë sot është Ditë zie për shkak fatkeqësisë ajrore në Iran në të cilën jetën e humbën 176 persona prej shtatë shteteve.

Kiev, 9 janar 2020 (MIA) – Në Ukrainë sot është Ditë zie për shkak fatkeqësisë ajrore në Iran në të cilën jetën e humbën 176 persona prej shtatë shteteve.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se qeveria shqyrton disa arsye të mundshme për fatkeqësinë e aeroplanit në Iran.

Ai gjatë një fjalimi televiziv u bëri thirrje të gjithëve të përmbahen nga manipulimet, spekulimet, teoritë e konspiracionit dhe konkluzionet e parakohshme në lidhje me fatkeqësinë e aeroplanit ukrainas në Iran.

Zelenski tha se do të bisedojë me presidentin iranian për përforcimin e bashkëpunimit me qëllim të zbulimit të arsyeve për fatkeqësinë.

Aeroplani ukrainas i Internashënel erllajn u rrëzua dhe pas aterrimit nga aeroporti në Teheran, me ç’rast e humbën jetën 82 iranianë, 63 kanadez, 11 ukrainas, 10 suedezë, tre gjermanë dhe tre britanikë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close