BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zelandë e Re: Një polic është vrarë, tjetër është plagosur pas një kontrolli rutinor në komunikacion

- Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime serioze pas të shtënave gjatë një kontrolli rutinor në komunikacion në Okland, Zelandë të Re, përderisa hetimi për të dyshuarin vazhdon. Kjo është hera e parë që nga viti 2009 që të vrahet një polic në Zelandë të Re.

Velington, 19 qershor 2020 (MIA) – Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime serioze pas të shtënave gjatë një kontrolli rutinor në komunikacion në Okland, Zelandë të Re, përderisa hetimi për të dyshuarin vazhdon. Kjo është hera e parë që nga viti 2009 që të vrahet një polic në Zelandë të Re.

Kryeministrja Xhasinda Ardern e vlerësoi vrasjen e policit si “dëshpëruese”.

“Kjo është situatë shokuese, ky është lajmi më i keq të cilin mund ta merrte policia”, tha komisari i policisë Endru Koster në konferencën e sotme për media.

Hetimi pas kryerësit vazhdon. Në automjetin i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli rutine kishte dy persona, pas çka njëri person kishte hapur zjarr drejtë policëve. Pistoleta është përshkruar si “armë zjarri me gjatësi të gjatë”.

Polici tjetër është gjuajtur në këmbë dhe është dërguar në spital, përderisa një kalimtar i rastit kishte marrë lëndime më të lehta kur ishte goditur nga automobili i të dyshuarve. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close