BotëBotë.Portal

Zelanda e Re i shfuqizon restrikcionet e 21 shtatorit

Zelanda e Re do t'i shfuqizojë restriksionet e vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit më 21 shtator nëpër tërë vendin, përveç në Oukland, i cili është epiqendra e valës së dytë të infektimit, kumtoi sot kryeministrja Xhasinda Ardern.

Velington, 14 shtator 2020 (MIA) – Zelanda e Re do t’i shfuqizojë restriksionet e vendosura me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit më 21 shtator nëpër tërë vendin, përveç në Oukland, i cili është epiqendra e valës së dytë të infektimit, kumtoi sot kryeministrja Xhasinda Ardern.

Ajo tha se kufizimet në Oukland do të shqyrtohen të hënën e ardhshme, por edhe se Qeveria menjëherë do t’i lehtësojë të gjitha distancat fizike në aeroplane, që do t’i ndihmojë kompanisë ajrore kombëtare Er Nju Zeland, e cila me muaj e kufizon numrin e udhëtarëve në aeroplanë.

“E di se ky ndryshim do të thotë diçka për kompaninë ajrore dhe ato pjesë të vendit të cilave u duhen më shumë vizitorë”, tha ajo në konferencën për shtyp, duke shtuar se maskat megjithatë do të jenë të obligueshme në transportin publik.

Zelanda e Re me shumë sukses luftoi me valën e  parë të koronavirusit, por së pari rritjen  e numrit të pacientëve, veçanërisht në Oukland, ndikoi në Qeverinë që ta kthejë masën për karantinë.

Në Zelandë të Re është regjistruar një rast i ri i koronavirusit, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve u rrit në 1.447, ndërsa 24 persona e humbën jetën nga fillimi i pandemisë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close