EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Zehofer: Rritje e rrezikut nga ekstremizmi djathtist në Gjermani

Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer sot vlerësoi se krimi në qytetin Hanau qartë ka qenë sulm i motivuar racist.

Berlin, 21 shkurt 2020 (MIA) – Ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer sot vlerësoi se krimi në qytetin Hanau qartë ka qenë sulm i motivuar racist.

Zehofer tha se bëhet fjalë për sulmin e tretë djathtist terrorist në pesë muajt e fundit.

“Rreziku nga ekstremizmi, antisemitizmi dhe racizmi djathtist në Gjermani është shumë i madh”, konstatoi ai.

Zehofer paralajmëroi masa të reja për mbrojtjen e popullsisë prej sulmeve terroriste. Pas sulmit të djeshëm djathtist terrorist në të nargile baret në Hanau, ai paralajmëroi rritjen e pranisë së policisë para xhamive në vend.

“Policia federale do t’i mbështesë ruajtësit e rendit të krahinës”, shtoi ai.

Rritje të pranisë së policisë paralajmëroi edhe në të gjitha stacionet hekurudhore, aeroportet dhe hapësirën ndërkufitare. sn/

Back to top button
Close
Close