BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Zbuluesit amerikanë që në nëntor kanë paralajmëruar për një sëmundje të rrezikshme në Vuhan

 Shërbimet amerikane që në nëntor të vitit të kaluar kanë paralajmëruar se në qytetin kinez Vuhan po përhapet infeksion, i cili ndikon në zakonet e jetesës së njerëzve dhe punës së bizneseve dhe paraqet rrezik për popullatën, lajmëroi Ej Bi Si Njuz

Uashington, 8 prill 2020 (MIA) – Shërbimet amerikane që në nëntor të vitit të kaluar kanë paralajmëruar se në qytetin kinez Vuhan po përhapet infeksion, i cili ndikon në zakonet e jetesës së njerëzve dhe punës së bizneseve dhe paraqet rrezik për popullatën, lajmëroi Ej Bi Si Njuz.

Televizioni u referohet katër burimeve të njohura me materialet e besueshme në të cilat theksohen druajtje rreth asaj që tani është e njohur si pandemi të koronavirusit. Kjo hollësisht është theksuar në raportin e nëntorit të Qendrës Kombëtare për Zbulim Mjekësor (NCMI).

Raporti është bazuar mbi analizën e hasur kompjuterike dhe transfereve të tjera dhe incizimeve satelitore.

“Analizat janë bërë mbi bazë të njohurive të shenjave nga sëmundja e cila mund të dalë nga kontrolli dhe t’i rrezikojë forcat ushtarake të SHBA-së të stacionuar në Azi”, theksohet në raportin e NCMI-së.

Sipas një bashkëbiseduesi, për këtë disa herë janë njoftuar në Drejtorinë e Zbulimit të Pentagonit, si dhe në Shtabin e Përbashkët të Forcave Ushtarake të SHBA-së. Materialet janë zbatuar në kanalet e besueshme te të shumë shërbime të zbulimit të cilat i kanë zbatuar me rezultatet e tyre nga Kina.

Ata pastaj kanë kaluar përmes vetingut, të rishqyrtuara, të konfirmuara dhe të dërguara në Shtëpinë e Bardhë në fillim të janarit në brifing përfundimtar për gjendjen me përhapjen e infeksionit në Vuhan.

Nga mesi i janarit dhe gjatë të gjithë shkurtit, pasi përfundoi procedura me impiçment të tij, presidenti amerikan Donald Tramp në fjalimet e tij e potenconte rrezikun nga virusi.

I pyetur për paralajmërimet e shërbimeve të zbulimit në nëntor, Mark Esper, ministër i Mbrojtjes në emisionin Ej Bi Si, deklaroi se “nuk mban mend”.

“Por, ju siguroj se kemi njerëz nga një qendër e lartë kërkimore pranë Armatës së SHBA-së, të cilët me kujdes e ndjekin gjendjen”, deklaroi Esper. kb/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close