0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Zbulohet cili futbollist i Barsës është i infektuar me koronavirus para ndeshjes me Baernin

Futbollisti i Barcelonës, Zhan-Kler Todibo është pozitiv ndaj koronavirusit, publikoi klubi katalonas.

Lisbonë, 12 gusht 2020 (MIA) – Futbollisti i Barcelonës, Zhan-Kler Todibo është pozitiv ndaj koronavirusit, publikoi klubi katalonas.

“Todibo është njëri ndër nëntë futbollistët të cilët i kanë filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm më herët dhe nuk ka qenë në kontakt me ekipin e parë, i cili nesër do të udhëtojë për në Lisbonë për ndeshjen e çerekfinales nga Liga e Kampionëve kundër Baernit”, thanë nga Katalonja.

Francezi i ri para pak kohe u kthye nga huazimi në Shalke.

“Futbollisti i infektuar është pa simptoma, ndjehet mirë dhe është në izolim shtëpiak”, deklaruan nga Barcelona.

Ndeshja e çerekfinales midis Barcelonës dhe Baernit është caktuar për të premten në mbrëmje në Lisbonë. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close