0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.Portal

Zbulohen 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistan dhe Bangladeshi

Në dy raste të ndara, policia dje ka zbuluar 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Shkup, 4 gusht 2019 (MIA) – Në dy raste të ndara, policia dje ka zbuluar 45 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Nëpunës policorë dje në ora 18:40, në rrugën drejt Tabanocit, pas pompës së benzinës në autostradë, te ura, kanë vërejtur një furgon “Iveko” me targa të Strumicës, të drejtuar nga I.N. (35) Gjevgjeli. Gjatë kontrollit të veturës, siç thuhet në buletinin e policisë, janë gjetur 21 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi. Shoferi u arrestua dhe së bashku me emigrantët është dërguar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtejshme.

Në autostradën mes dy tuneleve nga Gjevgjelia drejt Demir Kapisë, mbrëmë në ora 20:00, nëpunës policorë kanë ndalur një automjet transportues “Fiat Dukato” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga T.K. (37) nga Velesi. Policët e kanë arrestuar shoferin, ndërsa në afërsi të automjetit janë gjetur 24 emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi. bsh/

Back to top button
Close
Close