0_Maqedoni.PortalPolitikë

Zaturoska: Deklaratat e Sugareskit janë paushalle, sepse për ligjin për ndërtimet pa leje nuk ka debat publik

VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje i cili është në procedurë kuvendore, por nuk dakordohet me atë që ai sillet me procedurë të shkurtuar, pa mundësi të organizohet debat publik dhe të dëgjohet opinioni profesionist dhe vetëqeverisjet lokale.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje i cili është në procedurë kuvendore, por nuk dakordohet me atë që ai sillet me procedurë të shkurtuar, pa mundësi të organizohet debat publik dhe të dëgjohet opinioni profesionist dhe vetëqeverisjet lokale.

Kryetarja e Komisionit kuvendor për transport, Liljana Zaturoska, e cila është nga radhët e VMRO-DPMNE-së, sot në konferencën për shtyp në Kuvend i vlerësoi si paushalle dhe joserioze akuzat nga ministri Sugareski se VMRO-DPMNE me vetëdije e bllokon sjelljen e ligjit me parashtrimin e mbi 1000 amandamenteve.

“Të sillni një ligj serioz me procedurë të shkurtuar dhe të mos lejoni debat të gjerë publik, konsideroj se janë të pashembullta deklaratat e ministrit i cili fajin ia hedh VMRO-DPMNE-së. Për ligjin për planifikim urbanistik u parashtruan 235 amandamente falë debatit të gjerë publik në Kuvend dhe të gjitha vërejtjet e faktorëve profesionist ishin riformuluar”, tha Zaturoska.

Vërejtje kryesore e opozitës, siç theksoi Zaturoska, është se në ligj, në mënyrë paushalle është dhënë data përfundimisht me 01.11.2019 dhe që ofrohen mekanizma si të parandalohet në të të ardhmen të mos vazhdojë procesi i legalizimit.

Sipas opozitës, ligji i propozuar është paushall, joserioz dhe i dedikuar për, siç tha Zaturoska, disa të fuqishëm lokal. ab/

Back to top button
Close
Close