BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Zarif: Propozimet e Trampit për Lindjen e Afërt janë makth për paqen dhe rajonin

Propozimi i presidentit amerikan Donald Tramp për planin paqësor për tejkalimin e konfliktit izraelit-palestinez është "makth për paqen dhe rajonin", ka shënuar në Tuiter, shefi i diplomacisë iraniane, Xhavad Zarif, transmeton TASS.

Teheran, 29 janar 2020 (MIA) – Propozimi i presidentit amerikan Donald Tramp për planin paqësor për tejkalimin e konfliktit izraelit-palestinez është “makth për paqen dhe rajonin”, ka shënuar në Tuiter, shefi i diplomacisë iraniane, Xhavad Zarif, transmeton TASS.

Zarif shfaqi shpresë se iniciativa amerikane do të tingëllojë si sinjal për alarm për të gjithë myslimanët dhe do t’i detyrojë të bashkohen.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Abas Musavi deklaroi se Irani është i gatshëm të kundërshtojë në planin e Trampit, që e quajti “komplot”, që i kërcënohet tërë bashkësisë myslimane.

“Nga pikëpamja iraniane problemi me Palestinën është më i rëndësishmi për botën islame”, ka thënë Musavi.

Kundër planit të Tramoit u deklarua edhe Heuzbollahu libian, grup i cili është i mbështetur nga Irani, transmetuan mediumet britanike. Ajo kumtoi se propozimi i presidentit amerikan i prish të drejtat e palestinezëve, gjegjësisht ua merr të drejtën që të kthehen në vendin e tyre dhe akuzoi disa shtete arabe se janë bashkëpunëtorë në këtë “marrëveshje të turpshme” që e dëmton rajonin. fb/

Back to top button
Close
Close