0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Zaharova: Akuzat për ndërhyrje ruse në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë absurde

Akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë absurde, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.

Moskë, 24 korrik 2020 (MIA) – Akuzat se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë absurde, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zaharova.

“Ishte e vështirë të mos vërehej në mesazhet me video të përhapura të politikanëve perëndimorë, përfshirë krerët e qeverive dhe ministrat, gjatë fushatës parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Ata haptas dhe me këmbëngulje u bënë thirrje votuesve në Maqedoninë e Veriut që të votojnë një parti ose një tjetër. Në sfondin e kësaj ndërhyrje të huaj në punët e një shteti sovran, spekulimet për praninë e një ndikimi të caktuar rus janë absolutisht të pabaza dhe duken plotësisht absurde”, tha Zaharova.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse i ka akuzuar vendet perëndimore për standarde të dyfishta, pasi pretendojnë se Rusia po ndërhyn, ndërsa liderët e tyre janë përpjekur hapur të ndikojnë në zgjedhjet e vendit.

Sipas saj, janë shprehur dyshime dhe akuza të paqarta kundër Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë “presioni i drejtpërdrejtë perëndimor mbi qytetarët e Maqedonisë sw Veriut paraqitet si diçka legjitime”. ls/fab

Back to top button
Close
Close