0_Maqedoni.Portal0_Web_Aktuale0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPolitikë

Zaharieva: Negociata për anëtarësim në BE të Maqedonisë së Veriut

Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re për bisedimet për bashkim. Këto procese mund të zhvillohen paralelisht, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva gjatë konferencës në Sofje kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Sofje, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë nuk duhet të anulohet për shkak të propozimit francez për metodologji të re për bisedimet për bashkim. Këto procese mund të zhvillohen paralelisht, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva gjatë konferencës në Sofje kushtuar Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e reformave, të propozuara nga Franca, janë të pranueshme për Bullgarinë, por kjo nuk do të thotë se dhënia e ditës së gjelbër për fillim të negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë duhet të anulohet deri në miratimin e metodologjisë së re. Dy proceset mund të vazhdojnë njëkohësisht”, theksoi Zaharieva.

Ajo shprehu shpresë se në gjashtë muajt e ardhshëm Shkupi dhe Tirana do të marrin dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve me BE-në.

“Ndonjëherë jam një nga ministret e jashtme më të zëshme se BE-ja nuk mund të marrë vendim. Për këtë nuk është fajtore vetëm Unioni. Përgjegjësi të madh kanë edhe vendet kandidate”, shtoi Zaharieva.

Ajo u përqendrua edhe në progresin e arritur në procesin e euointegrimeve të gjashtë vendeve nga Ballkani Perëndimor, duke potencuar se “gjërat në Ballkan nuk janë kurrë bardh apo zi”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close