BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Zaharieva: Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë për shkak të spiunimit

Sofja zyrtare do të shpallë dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunim, bëri të ditur ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Sofje, 24 janar 2020 (MIA) – Sofja zyrtare do të shpallë dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunim, bëri të ditur ministrja bullgare e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva.

Letër nga prokurori publik, me informacione për qytetarë të cilët kanë spiunuar në territorin bullgar është marrë sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, lajmëroi BGNES. Prokurorët bënë të ditur se rusët janë përfshirë në spiunim, por se për shkak të imuniteti diplomatik nuk mund të gjykohen.

“E morëm letrën  me akuza. Do të ndërmarrim aksione të cilat jemi të obliguar t’i ndërmarrim dhe me siguri do t’i shpallim për ‘persona non grata'”, thotë Zaharieva, duke plotësuar se gjatë ditës në bisedime do të thirret ambasadori rus në Sofje.

Таг
Back to top button
Close
Close