0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPartitë politikePolitikëVideo deklaratë

Zaevi: Shfuqizimi i marrëveshjes së Prespës do ta shkatërrojë ardhmërinë e vendit

Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot duke reaguar për disa paralajmërime të VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë theksoi se kjo do të jetë e rrezikshme dhe mund ta kthej vendin 25 vjet prapa. Nuk besoj, tha Zaevi se VMRO-DPMNE do të fitojë në këto zgjedhje, aq më pak se do të fitojë 2/3 e shumicës që ta ndryshojë marrëveshjen, por jemi të obliguar t'u sqarojmë qytetarëve çfarë do të ndodhte nëse bëhet kjo.

Shkup, 20 janar 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot duke reaguar për disa paralajmërime të VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë theksoi se kjo do të jetë e rrezikshme dhe mund ta kthej vendin 25 vjet prapa. Nuk besoj, tha Zaevi se VMRO-DPMNE do të fitojë në këto zgjedhje, aq më pak se do të fitojë 2/3 e shumicës që ta ndryshojë marrëveshjen, por jemi të obliguar t’u sqarojmë qytetarëve çfarë do të ndodhte nëse bëhet kjo.

Në disa raste, tha Zaevi lideri i VMRO-DPMNE-së Krisitian Mickoski edhe për mediat e huaja edhe ato vendore paralajmëroi se do ta shfuqizojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila siç tha, është marrëveshje i cili na solli deri te NATO dhe në hap me BE-në.

“A është e vetëdijshme VMRO-DPMNE-ja se çfarë do të ndodhë nëse marrëveshja e Prespës shfuqizohet? Shfuqizimi do të na rikthente 25 vjet, dhe do ta kthente IRJM apo FYROM, emër që u emëruam në kurriz të emrit kushtetues. Kjo do të nënkuptonte heqjen e anëtarësimit në NATO, humbjen e perspektivës së BE-së, humbjen e miliarda eurove investime. Pa marrëveshjen e Prespës, mbështetja nga partnerët tanë strategjikë do të zhduket, bllokada të reja nga Greqia, jostabilitet i ri i brendshëm dhe rreziqe për konflikte”, tha Zaev në konferencën për media.

Ai shtoi se shfuqizimi i Marrëveshjes është punë e rrezikshme dhe se për shkak kësaj tërë opinioni demokratik dhe LSDM-ja janë këtu të garantojnë se marrëveshja e Prespës do të jetojë, dhe se do të sjellë ardhmëri për vendin tonë. sn/

Прес-конференција на претседателот на СДСМ Зоран Заев

Posted by MИА.mk on Понеделник, 20 јануари 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close