0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonPartitë politikePolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

Zaevi për MIA-n: Pres fitore dhe koalicion të qëndrueshëm

Jemi miq me pesë fqinjët, e kemi mike gjithë botën demokratike, gjysma e tyre tashmë e kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e fundit prej dy vite e gjysmë, erdhën të gjithë liderët, erdhi edhe papa. Erdhën të gjithë për të inkurajuar këtë popull shumetnik se është në rrugën e vërtetë dhe se kështu duhet të vazhdojë.

Shkup, 5 korrik 2020 (MIA) – Jemi miq me pesë fqinjët, e kemi mike gjithë botën demokratike, gjysma e tyre tashmë e kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e fundit prej dy vite e gjysmë, erdhën të gjithë liderët, erdhi edhe papa. Erdhën të gjithë për të inkurajuar këtë popull shumetnik se është në rrugën e vërtetë dhe se kështu duhet të vazhdojë.

Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen për marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj dhe nëse pret prej disave prej tyre bllokada të reja në periudhën e ardhme.

– Nuk ka më rampa, marrëveshjet janë arritur, implementimi i marrëveshjeve është në rrjedhë dhe ka ngecur në kapitullin e katër Goce Dellçev. Ashtu siç i zgjodhëm tre kapitujt paraprak historik me gjashtë personalitete historike, besoj se edhe më tutje do t’i zgjidhim për të mirën dhe fatin e të dyja palëve. Kemi Marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe ndarje të kësaj historie të përbashkët. Duhet të ndërtojmë miqësi, të jemi edhe më të afërt, të bashkëpunojmë më shumë, kjo të sjellë edhe leverdi ekonomike dhe çfarëdo leverdie edhe për maqedonasit edhe për bullgarët, nga të dyja anët për shkak se kjo është fryma e Marrëveshjes, shprehet ai.

Zaevi, partia e të cilit në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare e kryeson koalicionin “Mundemi” shprehet se në mandatin e ardhshëm do të jenë tejet të shkarkuar, janë hapur të gjitha frontet dhe fokusi duhet të jetë në agjendën vendore të ekonomisë, ngritjes së standardit jetësor, reformës në jurisprudencë, arsim, shëndetësi, politikë sociale, kulturë, bujqësi.

Lidhur me eurointegrimin e vendit thekson se me përcaktimin dhe pranimin e kornizës së bisedimeve nga KE-ja është e qartë se përkthimi i të gjithë kapitujve dhe i legjislaturës evropiane do të jetë në gjuhën maqedonase. Kjo është, shton ai edhe një konfirmim nga KE-ja dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për gjuhën maqedonase, por edhe fillim i zyrtarizimit të gjuhës maqedonase, si një nga gjuhët zyrtare të BE-së me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm.

– Kjo është për mua historia për shkak se gjuhën tonë do ta keni në bibliotekat në Varshavë, Vjenë, Berlin, Paris, Romë, kudo do të mësohet, avancohet e afirmohet dhe kjo është një vlerë e madhe, thekson Zaevi.

Parullën zgjedhore të BDI-së për kryeministër të parë shqiptar e vlerëson si strategji politike tërësisht populiste dhe porosi nacionaliste, që ka qenë e pranishme në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit, por megjithatë nuk e përjashton mundësinë për koalicion paszgjedhor me BDI-në, nëse kjo parti heq dorë nga ky kushtëzim.

Pret fitore në zgjedhjet, po madje edhe mbështetje për formimin e një koalicioni të qëndrueshëm, por nuk përjashton mundësinë edhe për koalicion me parti të tjera, ndërsa janë në komunikim të vazhdueshëm për koalicion të mundshëm paszgjedhor me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën.

Për programet kyçe me të cilat koalicioni tenton të tërheqë votat e qytetarëve, për reformat e papërfunduara në administratën publike, për jurisprudencën, por edhe rastin “Reket”, biseduam me Zaevin në intervistën për MIA-n.

Lideri i LSDM-së, flet edhe për “bombat” që janë karakteristike për këtë fushatë, e për të cilat shprehet se tashmë kanë parashtruar kallëzime penale, ndërsa për vërejtjen se ka bomba edhe për opozitën thekson se tashmë janë kallëzuar të gjitha.

Fushata zgjedhore është në kulmin e saj, a do të mund t’i numëroni shkurtimisht pesë gjërat kyçe me të cilat do t’i tërhiqni qytetarët në këtë zgjedhje të votojnë për ju dhe për koalicionin “Mundemi”?

– Pjesë dominuese e fushatës sonë zgjedhore është ekonomia e re zhvillimore e Maqedonisë dhe si rezultat i kësaj nga e gjithë oferta ekzistuese do të kisha veçuar 20.000 pagë minimale deri në fund të mandatit, 34.000 pagë mesatare deri në fund të mandatit, ngritje të pensioneve në mënyrë të barabartë me rritjen e pagave, me garanci se pagat minimale do të rriten së paku 21 për qind, infrastruktura kapitale, rrugët, ujësjellësi dhe kanalizimi, kopshte për fëmijë, shkolla dhe spitale, në mënyrë të barabartë kudo në gjithë botën dhe ajo që do të thotë gjithashtu çeljen e kapitujve me 80 për qind nga ajo që është përpiluar në këto katër vite, ndërsa për gjashtë vite edhe anëtarësim në BE.

Këto janë gjërat qendrore, mirëpo ekonomia sikur mbisundon në programet tuaja ndonëse ka edhe shtylla të tjera kyçe. Shpreheni, ekonomi e re e Maqedonisë, a mund të na e tregoi projektin e parë që do ta kishit zbatuar nëse keni mundësi, gjegjësisht nëse e merrni pushtetin më 15 korrik?

– Mirë, pjesa më e madhe e politikave që deri tani i kemi zhvilluar, e kështu do të jetë edhe në të ardhmen, janë investimet në resurse njerëzore. Ne besojmë se nëse populli ka më shumë para në të gjitha aspektet e kthimit të parave mbrapa drejt qytetarëve, jo vetëm përmes pagave dhe pensioneve më të larta, jo vetëm përmes të gjitha të ardhurave që i kanë për çdo ditë ose largimi i taksave parafiskale, por, pjesa kryesore është që të vazhdojmë të forcojmë buxhetin familjar të qytetarëve duke besuar se njerëzit i harxhojnë paratë. Këto para sërish kthehen disi në buxhetin kështu që duke forcuar standardin jetësore të popullit tonë të mund të forcojmë edhe kapacitetin e shtetit.

Reformat e administratës  dhe profesionalizimi i pozicioneve udhëheqëse ishte temë e shpeshtë në tre vitet e kaluara, mirëpo sikur të mos ishte zbatuar tërësisht kjo reformë. Pra, ende priten rezultate për sistematizimin e institucioneve, vendeve të punës, transferimi nga sektori publik në atë privat, emërim i drejtorëve jopartiak. Çfarë i frenon paralajmërimet e këtilla, Nëse keni mundësi, çfarë do të bëni në mandatin e radhës, nëse e merrni, në këtë drejtim a ka kapacitet politik që vendi ta zbatojë këtë ose kemi gjendje kur gjithçka përkufizohet si revanshizëm politik në administratën publike?

Deri tani e miratuam legjislacionin, gjegjësisht jurisprudencën dhe jemi vlerësuar si reforma të zbatuara me sukses në pjesën e jurisprudencës për reformat në administratën publike, i kemi bërë mbledhjet praktike me odat afariste për shkak të marrjes përsipër dhe paketat e vetë marrjes përsipër dhe mbetet fillimi i realizimit praktik të reformës së administratës publike. Me siguri jemi koalicioni i vetëm me tashmë 20 për qind ulje të administratës, gjithsesi pa humbur dikush kafshatën e bukës, pa mbetur dikush pa punë, duke besuar se me paketat që do t’i japim për atë që do të vendosin të kalojnë në sektorin privat do të jenë motivuese në masën e mjaftueshme në mënyrë që secili ta shikojë ardhmërinë e tij, para së gjithash të qëndrueshme në sektorin privat. Besoj se do t’ia dalim për këtë, për shkak se mungesa e fuqisë cilësore punëtore është e pranishme në shtet. Do të zgjidhim edhe problemin e kërkesës së njerëzve, punëtorë gjithsesi të angazhuar në kompani private, e gjithsesi edhe pakoja e kompensimit prej 6 deri 12 paga për të gjithë ata që do të vendosin. Besoj se do të bëjë një lehtësim, të them kështu, të atyre shpenzimeve joproduktive që janë tepricë në pjesën e administratës publike. Kjo është diçka në të cilën do të punojmë me siguri gjatë kësaj periudhe, ndoshta jo në mënyrë më dominuese, por për shkak se dominuese do të jetë ekonomia dhe duke ngritur standardin e popullit tonë t’i bëjmë reformat para së gjithash në shtetin juridik, në arsim dhe të avancojmë shëndetësinë, por gjithsesi administrata publike i arrin gjithashtu të gjitha këto aspekte nëse ia dalim ta zbatojmë tërësisht me sukses.

Z. Zaev, fushatë jospecifike në kushte specifike, epidemi e Kovid- 19, respektim të protokolleve, shfrytëzim më të madh të mediave sociale për promovim, pra zhvillohet një fushatë që deri tani vendi ynë nuk e ka parë. Si kujdeseni në takimet me qytetarët, nuk ka mitingje të mëdha, ka kufizime në praninë e qytetarëve në takimet tona dhe të partive të tjera. Si kujdeseni që gjithçka të jetë në përputhje me protokollet, çfarë nëse gjërat dalin jashtë kontrollit?

Mendoj se u mësuam tashmë dhe u mësuam, e para së gjithash politikanët duhet të jenë të përgjegjshëm. Unë dhe koalicioni “Mundemi” jemi tërësisht të kujdesshëm në rend të parë për shëndetin tonë dhe të qytetarëve, të cilët na janë mysafirë në të gjitha ngjarjet. Fillimisht mbajtja e maskës është e domosdoshme për të gjithë, mbajtja e distancës, përshëndetja me bërryla ose grushte, përshëndetje korona siç e themi të gjithë, të gjithë rrinë në distancë, janë kufizuar në tubime të vogla, e shikoni se nuk ka më mitingje të mëdha. Mbajtja e distancës krahas bartjes së maskës është parandalim i dyfishtë, që besoj se ia arritëm ta mirëmbajmë, gjithsesi para ngjarjes, pas ngjarjes dezinfektim të duarve dhe shmangie të tërësishme të çdo lloji të përqafimit ose gjithë ajo që është tradicionale për shkak të ngrohtësisë së popullit tonë. Besoj se jemi duke bërë më pak lëvizje se ato që qytetarët i bëjnë zakonisht me të afërmit e tyre, me miqtë e tyre në përditshmëri dhe besoj se do t’ia dalim. Më vjen keq që oponentët tani nuk e bëjnë këtë. Jemi sjellë në situatë që ata dhe z. Mickoski dhe bartësit e tyre, kandidatët e tyre për deputetë të jenë edhe një herë një shembull i keq, kështu që shikojmë foto në të cilat janë të përqafuar, kush me maskë, kush pa maskë. Në tubimet nuk e respektojnë absolutisht distancën, që është një shembull i keq për të gjithë. Fundja, nëse shëndeti është para së gjithash dhe mbi të gjitha për të gjithë, e më pas gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme, atëherë këtë duhet ta tregojnë në vepër. Jemi vënë në situatë kur njëri prej eksponentëve të parë të oponentëve tani ministri Çulev, për shembull, duke ndenjur në një kafene pa maskë t’i sjellin aktivistët tanë, t’i japin maskë që ta vendosë në fytyrë në mënyrë që ta nxjerrim në sipërfaqe katarsën ose atë që është e rëndësishme se masat nuk duhet të shkelen nga askush në shtet, e megjithatë bartës të posteve publike duhet të jenë shembull për këtë, për shkak se edhe në këtë mënyrë jemi një shembull i keq për të gjithë qytetarët.

Z. Zaev, në ambientin politik zgjedhor disi sikur nuk arritëm të ndërtojmë kapacitet të PR-së partiake për fushata pa lajme të rrejshme dhe propagandë të zezë. Cili është mendimi juaj për rrjedhën e deritanishme të fushatës që shumëkush e quan fushatë bombash. A do të pëlcasin edhe bomba?

Jemi duke zhvilluar fushatë tërësisht pozitive. Mendojmë se me masat nga pagat deri te pensionet e deri te infrastruktura komunale që premtojmë, duke folur për rendin, disiplinë dhe shtet juridik, reformat në arsim dhe administrata e përgjithshme që vijojnë, eko shteti, të gjitha ato shtylla të programit tonë janë aq shumë të rëndësishme për të prekur deri te njerëzit që të dinë se cila është e ardhmja, kështu që nuk kemi kohë fare, as mundësi në paraqitjet tona të flasim negativisht, përveçse duke bërë paralele se çfarë është e ndryshme mes nesh dhe oponentëve tanë. Për dallim prej nesh, oponentët tanë tërësisht prej klipave e deri te narrativi dhe besoj se z. Mickoski edhe në ëndërr me Zaevin ose trembet nga Zaevi për shkak se më ka në të gjitha klipat. Kjo është diçka e shëmtuar, kushdo që të jetë, unë jam një njeri i zakonshëm, nuk mund e të mos habiteni se cili është ai stad psikologjik i trurit të një njeriu që të mund të jetë një preokupim aq të madh për të zhvilluar një lloj të tillë të fushatës, ndërsa e di se kjo do t’u kthehet negativisht. Ne tashmë parashtruam kallëzime penale për “bombat” për shkak se kjo tashmë është e dënueshme me ligj.

Kjo është vepër penale, mirëpo vazhdojnë të pëlcasin “bomba”. Si do ta parandalojmë këtë në të ardhmen, disa prej bombave janë regjistruar me bashkëbisedues në takimet, mirëpo ka pohime se disa janë fryt i përgjimit?

Prej 1 korrikut të vitit 2017 e këndej nuk ka kurrfarë përgjimi. Absolutisht askush nga institucionet publike nuk ka prekur deri te kjo, madje ATO-ja si agjenci që i bën konektimet nuk ka qasje deri te materiali ose çfarëdo tjetër. Aq është e përkufizuar me direktivat evropiane, këtë e kemi bërë në reformat e sigurisë bashkë me delegacionin evropian, KE-në, me shumë ekspertë të ardhur, plus nga NATO-ja është edhe qartazi e përkufizuar, nuk ka kurrfarë përgjimi në shtet, përveçse me aktgjykim gjyqësor për hetimet kundër shkeljes së ligjeve në Maqedoni.

A keni parashtruar kallëzime penale?

Tashmë kemi parashtruar kallëzime penale për përgjim të paligjshëm, për regjistrim të paligjshëm që ndodhë dhe kërkojmë që kjo të shkojë deri në fund. Saktë, jo për shkak se kemi frikë nga ato bisedime, e ky është shembull se si duhet të sillen edhe të gjithë të tjerët të cilët janë qëllim i përgjimit të këtillë të paligjshëm. Ligji thotë se është vepër penale përgjimi i paligjshëm madje edhe kur rrimë në takim dhe dikush na regjistron, nuk është e thënë të bisedojmë përmes telefonit, regjistrimi është i palejueshëm, kuptohet vetëm nëse është shpallur publikisht për nevojat e stenogrameve ose çfarëdo gjëje tjetër nga takimet e caktuara. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi. Por, le ta kenë për nder oponentët tanë për atë që e bëjnë me qëllim. LSDM-ja kur publikonte biseda të përgjuara këtë e bëri në mënyrë transparente. Dolëm në foltore, duke mbrojtur tërësisht privatësinë e njerëzve, kudo ku kishte indikacione për krim ose sjellje joetike me tendencë për krim, këtë e shfaqëm publikisht, e përpiluam dhe shndërruam në kallëzime penale dhe i dorëzuam në PP-në e atëhershme e cila më tutje kaloi në PSP. Kështu që, është mënyrë qyqare të lëshohen biseda në mënyrën në të cilën shkelet ligji sot kjo është tipike vetëm për opozitën. LSDM-ja e ka bërë gjithmonë këtë në përputhje me ligjin, siç është e lejuar, duke publikuar me kallëzime penale në kohën kur madje edhe kur nuk ishin të ndaluar shfaqjet publike të bisedimeve.

Por, janë duke u lëshuar edhe biseda për opozitën, nuk jeni vetëm ju cak i këtyre, t’i quaj “bombave”?

Kallëzimet i parashtruam për të gjithë që publikojnë pa dallim nëse target është opozita, nëse target është Zaevi, partia në pushtet ose partia opozitare ose cilido qytetar. Së pari, duam të pushojë kjo për shkak se një pjesë e qytetarëve druajnë për privatësinë dhe duhet të dinë se secili ka të drejtë të padisë madje shoku me shok nëse regjistrohen e më pas të publikohet. Kjo është e paligjshme, e palejueshme dhe duhet ta dinë. Sy dyti, a nuk thamë që politika të jetë shembull për të gjithë dhe kjo është e palejueshme, për shkak se e bëmë publikisht, gjegjësisht në mënyrë transparente të dinë të gjithë se ka gjëra në shtet që janë të ndaluara dhe prandaj jemi duke proceduar kallëzime. Por, gjithsesi, vetëm të shtoj këtu, shëmtia që e dëgjojmë në gjithë këtë, dhuna e njerëzve që e kanë bërë këtë duke biseduar drejtpërdrejt me zërat e tyre, bartës të listave, është me të vërtetë për dënim të madh nga qytetarët.

Në programin tuaj shpreheni, shtet i së drejtës dhe korrekt, pastrim të plotë të gruevizimit dhe mbetjeve të tij në gjyqësorin. Ligji i PP-së u bë i plotfuqishëm vallë vetëm gruevizmi është problem bë sistemin gjyqësor ose mundësia për çfarëdo “izami” ose personifikim të sistemit gjyqësor. Ndoshta nuk është problem vetëm Gruevizmi. Si do ta parandaloni këtë në të ardhmen?

Gruevizmi është me siguri njëri prej problemeve për shkak se partizimin e jurisprudencës e pamë nga defteri i Gordana Jankullovskës dhe kjo ka reflektimet e veta. Vallë gjithë këto 11 vite me pranimin e njerëzve nga defteri i Gordana Jankullovskës, kjo do të thotë vendime tërësisht partiake edhe në gjyqësorin edhe në Prokurorinë, i ka arsyet më të mëdha, por gjithsesi edhe shtypi individual i secili prej gjykatësve dhe prokurorëve. Prandaj themi, në ligje tashmë të bëra nga Qeveria, tërësisht të harmonizuara me KE-në dhe Komisionin e Venecias, të miratuara nga Parlamenti. Ja më 30 qershor hyri në fuqi njëra prej shtyllave të jurisprudencës, Ligji i PP-së, në zbatimin praktik nuk do të falen gabimet e gjykatësve dhe të prokurorëve në periudhën e ardhshme, jo nga Zaevi, nga qytetarët, ato janë pushtete të ndryshme, por ajo që është më e rëndësishme këtu duhet të dinë të gjithë se nëse ndodhë vjetrim i lëndës, gjykatësi do të shkarkohet në përputhje me ligjin. Njëherësh sot kemi për herë të parë përgjegjësi edhe penale edhe të gjykatësve edhe të prokurorëve për arsye se shkaktojnë dëme të papërmirësueshme ndaj shtetit, ndaj buxhetit, ndaj njerëzve në vendimmarrjen e tyre. Lëndët do të jenë deri në pesë për qind në pesë vitet e ardhshme tërësisht të nënshtruara ndaj revizionit, në pjesën e vendimmarrjes së tyre dhe do të vijojë kontroll i tërësishëm i pasurisë dhe gjendjes financiare të gjykatësve, prokurorëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre ose të lidhur në rrjetë. Ajo që shumë shpesh njerëzit e flasin edhe në mënyrë transparente gjykatës, prokuror dhe avokatë dhe në këtë mënyrë shkaktohet shkatërrim i tërësishëm i sundimit të ligjit dhe së drejtës.

Kur jemi te jurisprudenca, PSP-në e varrosëm dhe në vend të shpresës për drejtësi u ndërtua “Reketi”. A jeni të kënaqur nga aktgjykimet për “Reketin”, a konsideroni se drejtësia është e plotësuar?

Unë jam i lumtur për shkak të asaj se u miratuan aktgjykime. Nuk i komentoj lartësitë se sa kanë qenë të larta, kanë qenë kaq të ulëta ose ngjashëm. Nuk i di, nuk jam jurist për t’i matur, nuk e di se si është në ligjin, por më vjen mirë që ka dënim pa marrë parasysh se për kë bëhet fjalë. Për herë të parë është dënuar një prokuror publik, një shef i PP-së në shtet, gjithsesi një pronar i medias që vlente si media dominuese proqeveritare, dhe gjithsesi biznesmenë që ishin të përfshirë në vetë rastin. Sipas meje, këtu ka indikacione serioze të mitmarrjes. Këtë e pamë veçanërisht në kohën më të re, nuk është vetëm Reket, këtu ka veprim të paramenduar të mbështetur, organizuar, mitmarrje, por përfundimisht me rëndësi është porosia se ligji vlen njëjtë për të gjithë. Një pjesë e madhe e lëndëve të PSP edhe përfunduan me aktgjykime të plotfuqishme, një pjesë kanë përfunduar me aktgjykime të gjykatës themelore, një pjesë shpresoj se janë pranë përfundimit të tyre, kjo është shumë e rëndësishme që të gjitha lëndët të jenë me epilog për shkak se ky ishte edhe qëllimi i formimit të PSP-së. Por ajo që përfundimisht është një dëshpërim edhe te qytetarët, ndërsa e pranishme edhe te unë, një pjesë e këtyre lëndëve janë përsëritur si procedura, për shkak se një anëtar i porotës është dashur të shkojë në pension, ka qenë i sëmurë ose nuk e di dhe është vonuar kaq, dhe hajde prej fillimit, e më pas sërish nisin procedurat ose siç ishte vjetrimi për Gruevskin për njërën prej veprave, unë edhe nuk e di se cilat, por pashë se është e vjetruar. Gjërat e tilla janë të palejueshme. Kjo shkakton zemërim te njerëzit se secili mund t’i shmanget drejtësisë në çfarëdo mënyre dhe kjo është e palejueshme në një vend evropian që synon me të vërtetë të jetë edhe anëtare e BE-së.

Si do ta komentoni sjelljen e Bojan Jovanovskit i cili tani parashtron kallëzime penale kundër personaliteteve publike dhe funksionarëve, mjekëve, mirëpo edhe kërkesat e Frosina Remenskit që të përjashtohet Vilma Ruskoska nga rasti i Lidhjes ndërkombëtare?

Së pari, gjithë procesi zhvillohej në mënyrë transparente. Bojan Jovanovski dhe avokati i tij nëse kanë pasur çfarëdo dëshmie do ta dorëzonin në vetë gjykimin, do të tregonin në PP, njëqind herë kanë qenë në biseda, procese dhe ngjashëm. Në fund kur u miratuan aktgjykimet u dërgua porosi në marrëveshje me opozitën në mënyrë që të shkaktohet dëm. Pse, për shkak të asaj se dërgonin porosi përmes të gjitha kanaleve të mundshme që të ndihmohet. Nëse do ta bënim këtë, ky është Gruevski ne luftonin kundër kësaj. Me përzierjen në gjyqësorin ose ngjashëm, secili do të përgjigjet. Unë nuk e plotësoj shpirtin ose dëshirën time me atë që dikush do të jetë në burg. Por, nëse nuk ka ndarje të drejtësisë dhe secili nuk përgjigjet për veprimet e tij, atëherë dërgojmë porosinë se secili mund të bëjë çmos, të shkelë ligjin dhe të mos përgjigjet. Jo, secili duhet të përgjigjet, duke filluar prej meje e deri te secili në shtet nëse ka gabuar para ligjit. Unë absolutisht mendoj se ky nivel i shtetit të së drejtës është absorbuar absolutisht tashmë, është konsumuar në shoqërinë tonë. Gjithsesi, duhet të vazhdojmë me avancimin e shtetit të së drejtës.

Pak për çështjet rajonale. Qeveria kryeministër i së cilës ishit, zhvillonte politikë të fqinjësisë së mirë, u arrit Marrëveshja me Greqinë, me Bullgarinë, u zgjidh një kontest bilateral. Të dytin jemi në fazën e zgjidhjes. Pra, Greqia, Shqipëria, Serbia, Bullgaria, Kosova. Ku pritni rampën e radhës ose frenim të procesit të fqinjësisë së mirë?

Nuk ka më rampa, marrëveshjet janë arritur, implementimi i marrëveshjeve është në rrjedhë dhe ka ngecur në kapitullin e katër Goce Dellçev. Ashtu siç i zgjodhëm tre kapitujt paraprak historik me gjashtë personalitete historike, besoj se edhe më tutje do t’i zgjidhim për të mirën dhe fatin e të dyja palëve. Kemi Marrëveshje të fqinjësisë së mirë dhe ndarje të kësaj historie të përbashkët. Duhet të ndërtojmë miqësi, të jemi edhe më të afërt, të bashkëpunojmë më shumë, kjo të sjellë edhe leverdi ekonomike dhe çfarëdo leverdie edhe për maqedonasit edhe për bullgarët, nga të dyja anët për shkak se kjo është fryma e Marrëveshjes. Kur bisedojmë ne politikanët, unë dhe kryeministri Borisov jemi absolutisht të qartë për këtë punë. Çdo marrëveshje doemos duhet të ketë dy palë fitimtare, nëse jo nuk është marrëveshje, do të minohet nga njëra ose pala tjetër. Kështu që treguam se kush zgjidhë konteste dhe kush arrin marrëveshje në vendin tonë, këta jemi ne. Të tjerët janë grindavecë të cilët e mbajnë shtetin në grindje me të gjithë fqinjët, me gjithë botën të izoluar dhe kjo nuk na duhet më dhe Marrëveshja e Prespës ka realizimin e saj, që vazhdon edhe më tutje dhe kjo pritet të realizohet gjatë dekadave, duke ndërtuar miqësi, po madje edhe partneritet strategjik me vetë vendet. Tani jemi miq me pesë fqinjët, e kemi mike gjithë botën demokratike, gjysma e tyre tashmë e kanë vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën e fundit prej dy vite e gjysmë, erdhën të gjithë liderët, erdhi edhe papa. Erdhën të gjithë për të inkurajuar këtë popull shumetnik se është në rrugën e vërtetë dhe se kështu duhet të vazhdojë. Në mandatin e ardhshëm tashmë jemi të shkarkuar, janë hapur të gjitha frontet  para nesh, duhet t’i përveshim mëngët të gjithë, më së shumti ne politikanët të cilët kërkojmë besim normalisht dhe pasi ta marrim të jemi shembull për të gjithë. Të fokusohemi në agjendën vendore të ekonomisë, ngritjes së standardit jetësor, jurisprudencë, që sërish do të thotë ekonomi, reforma në arsim, që sërish do të thotë ekonomi, po madje edhe avancim të shëndetësisë, që sërish do të thotë ekonomi, por edhe të gjitha aspektet tjera, politikë sociale, kulturë, bujqësi, gjithë ajo që është e rëndësishme për përditshmërinë e njerëzve, por ia arritëm t’i kthejmë liritë. Sot flitet lirshëm, mendohet lirshëm, fjalë e lirshme, askush nuk i mungon asgjë në shtetin, kjo është një vlerë e madhe, thjeshtë demokracia është e pranishme kudo. Sundimi i së drejtës në një demokraci parlamentare është imperativi në të cilin duhet të mësohemi të gjithë për shkak se ky është opsioni, përzgjedhja jonë, përballë 11 viteve, në të cilat ishte tërësisht e shtypur. Kështu që, pas një mejdani të mirë para nesh është të tregojmë kapacitetin në vend. Miqtë janë këtu, do të na ndihmojnë të gjithë, do të hapin fonde, kapitujt do të çelen, do të vijnë njerëz profesionist për të ngritur kapacitetin e institucioneve, por më së shumti do të varet prej nesh në vend.

Anëtarësimi në NATO është realitet, edhe një hap drejt BE-së është bërë në raport me kornizën e bisedimeve që tani duhet të shqyrtohet në nivel të vendeve anëtare. A jemi të përgatitur për gjithë rrugën drejt BE-së. Ju në programin tuaj thoni 80 për qind e kapitujve do t’i çelni nëse e merrni pushtetin?

Mendoj se jemi të përgatitur. Dy qëllimet strategjike që janë drejtuar para nesh aq shumë të pritura u përmbushën, jemi anëtare e NATO-s, 15 vite presim të marrim vendim për fillimin e bisedimeve. Më 24 mars e morëm vendimin, tani është e qartë se me përcaktimin dhe pranimin e kornizës së bisedimeve nga KE-ja është e qartë se përkthimi i të gjithë kapitujve dhe i legjislaturës evropiane do të jetë në gjuhën maqedonase. Kjo është, shton ai edhe një konfirmim nga KE-ja dhe nga të gjitha vendet anëtare të BE-së për gjuhën maqedonase, por edhe fillim i zyrtarizimit të gjuhës maqedonase, si një nga gjuhët zyrtare të BE-së me anëtarësimin tonë të plotfuqishëm. Kjo është për mua historia për shkak se gjuhën tonë do ta keni në bibliotekat në Varshavë, Vjenë, Berlin, Paris, Romë, kudo do të mësohet, avancohet e afirmohet dhe kjo është një vlerë e madhe. A jemi të përgatitur në aspektin e kapacitetit treguam edhe deri tani, ia dolëm në gjithë atë që ishte e domosdoshme dhe për guxim, vendosmëri, profesionalizëm, përkushtim dhe kjo është garancia jonë për të ardhmen dhe prandaj themi se 80 për qind të kapitujve do t’i çelim deri në fund të mandatit të radhës, për gjashtë vite do t’i mbyllim 100 për qind të gjithë kapitujt dhe do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e Bashkimit. Nëse do të jetë në pushtet oponenti ynë do t’u nevojiten 60 vite, për shkak se së pari do të ketë klinç dhe grindje edhe me fqinjët, dhe me siguri edhe në vend dhe do të presim dhjetëra vite dhe do të arrijmë deri te ndonjë nivel ashtu siç në fakt edhe ndodhi. Në vitin 2005 morëm statusin e kandidatit, u deshën 15 vite të kalojë, të vjen LSDM-ja në pushtet dhe të kthehemi sërish në korsinë ose në binarët e shpejtë në rrugëtimin tonë evropian. Besoj se një pjesë e madhe e legjislaturës sonë është harmonizuar tashmë në këto 15 vite. Ajo që e shohim, që e dëgjojmë të gjithë besoj se profesionistët para së gjithash nga organizatat joqeveritare, ekspertët do të ndihmojnë shumë në mbylljen e kapitujve. Unë jam optimist nga udhëheqja e përgjithshme e LSDM-së në pushtet. Ky është qëndrim, 80 për qind dhe unë mendoj se mund të mbarojmë me këtë procese edhe më herët.

Z. Zaev, BDI-ja hyri me parullën “Kryeministër i parë shqiptar”. Naser Ziberi është kandidati i tyre për kryeministër, ndonëse nuk është BDI. A ka këtu ndonjë investim për koalicion paszgjedhor ose bëhet fjalë për popullim, sa për harxhimin e kuadrove të vjetra të BDI-së?

Do ta kisha quajtur strategji politike tërësisht populiste dhe porosi nacionaliste, që ka qenë e pranishme në kohën e Gruevskit dhe Ahmetit.  Kjo kohë ka kaluar. Unë jam Zoran Zaev dhe LSDM-ja ime është themeluese e konceptit një shoqëri për të gjithë. Ne kemi treguar se nuk kemi kurrfarë paragjykimi për përkatësinë etnike të cilitdo njeri, për cilindo post në shtet dhe nuk më dridhet as qerpiku, vetëm le të jetë i mirë, cilësor, ekspert, profesionist, të mund të ushtrojë punën dhe kjo vlen edhe për kryeministër, president të shtetit, kryeparlamentar, ministër, kryetar qyteti ose kushdo tjetër. Në fakt në shumë prej këtyre posteve i kemi edhe tani shqiptarë të LSDM-së dhe këto janë kuadro dukshëm të mira. Në disa rrethana të tilla shantazhin nuk guxojmë ta lejojmë të jetojë për shkak se populli mendon edhe sido që të votojë ja në fund do t’i bëjnë shantazhe njëri-tjetrit dhe kjo do të jetë kështu. Nuk është ashtu. Qytetarët janë ata që vendosin se kush do të jetë deputet në Parlamentin, kush do të jetë ministër, kush do të jetë kryeministër, kush do të jetë kryetar i shtetit, etj.. Dhe këtë nuk guxojmë ta lejojmë, pra të kemi ndarje nacionaliste në vendin tonë. Prandaj thamë është e shëndetshme që BDI-ja pas 17 viteve, me të vërtetë është një periudhë e gjatë të jesh në pushtet, të kalojë në opozitë, është e shëndetshme për ta në mënyrë që të vijnë forca të reja të cilat me ritëm të përshpejtuar do t’i bëjnë deri në fund reformat në shtet.

Keni bërë koalicion me Besën, hera e parë në historinë politikë të Maqedonisë një parti maqedonase dhe një shqiptare bëjnë koalicion parazgjedhor. Çfarë është ajo që ju bashkon me Besën. Si e menaxhoni nacionalizmin me Besën?

Me Besën kishim tri javë thuajse çdo ditë nga disa orë biseduam derisa i harmonizuam të gjitha qëndrimet, përcaktimet politike dhe programore. Sot kemi program të përbashkët, që quhet “Mundemi” dhe aty flasim për të gjitha vlerat. Kushti i parë ishte që të harrojmë nacionalizmin, të promovojmë barazinë në shoqëri, luftën për secilin dhe të drejtat e tij, bëhet fjalë për njerëz tërësisht të rinj, të cilët janë tërësisht të shkarkuar, normalisht pjesa më e madhe janë të bashkësisë etnike shqiptare ose thuajse janë tërësisht të bashkësisë etnike shqiptare dhe duan barazi për bashkësinë e tyre etnike dhe barazi edhe në drejtat dhe obligimet. Gjithsesi ata janë të lumtur, për shkak se Zoran Zaevi dhe LSDM-ja kanë sukses serioz në këtë plan, por gjithsesi duhet ta sendërtojmë në periudhën e ardhshme. Por u harmonizuam për atë që është e rëndësishme, për jetën e të gjithë qytetarëve, cilësinë e jetës, standardin e qytetarëve, zhvillimin e barabartë ekonomik në gjithë Maqedoninë, gjithë atë që është vlerë, shtet i së drejtës, arsim më cilësor. E gjithë kjo është kudo e pranishme në programin dhe absolutisht të gjitha nacionalizmat janë anashkaluar. Dhe besoj se do të arrijmë të jemi një shembull i shkëlqyeshëm, siç jemi shembull tani se është e mundshme të bëhet koalicion tërësisht multietnike për herë të parë edhe me bashkësinë shqiptare, e prezantuar përmes partive, deri tani ishte prezantuar bashkësia shqiptare vetëm përmes LSDM-së, gjë që është një nivel më shumë në avancimin e një shoqërie për të gjithë.

Çfarë pritni nga zgjedhjet e radhës?

Pres fitore. Nuk duam të lirohemi, duam të lusim secilin qytetar që së pari të marrë pjesë, është shumë me rëndësi legjitimiteti i institucioneve, por edhe të lexojë programin tonë dhe të marrë vendim. Prandaj, shumë shpesh fushata barazohet me lajmërim, me porosi në meil drejtuar njerëzve. Diku shkojmë derë më derë, aty ku na ftojnë qytetarët, kuptohet assesi te ato kategori të rrezikshme të njerëzve të sëmurë ose atyre me sëmundje kronike. Këtë e bëjmë në atë mënyrë që e vendosim materialin zgjedhor në një qese, ashtu siç duhet që qytetarët të mund të lexojnë. Përpiqemi t’u krijojmë një atmosferë se është e sigurt që tre deri pesë minuta të votohet. Besoj se do t’ia dalim në këtë drejtim. Analizat tona tregojnë se 48, 55 е diçka që është mesatare. Siç po avancon fushata unë madje gjithnjë e më shumë pres që kjo mbështetje të rritet, mbështetje, që do të sjellë një koalicion të qëndrueshëm. Nuk është e pamundshme të kemi edhe vetë shumicën që njëherësh nuk do të thotë se nuk duhet të bëjmë edhe koalicion.

Cilat janë opsionet tuaja për koalicion paszgjedhor?

Gjithsesi do të bëjmë koalicion së pari që të jenë të përfaqësuara në mënyrë përkatëse bashkësitë etnike. Këtë duhet ta bëjmë në periudhën e ardhshme madje edhe me 61 deputetë. Ja, në aspektin teorik, nëse populli vendosë dhe na jep përgjegjësi të tillë ne do të hyjmë në koalicion, në bisedime, të gjitha opsionet janë të hapura, madje edhe BDI-ja nëse e largon kushtin e këtillë, ne nuk kemi problem të bisedojmë. Aleanca dhe Alternativa kuptohet se janë pjesë e komunikimit tonë. Së bashku i kemi votuar një pjesë të reformave, ndryshimet kushtetuese, Ligjin e PP-së dhe besoj se kemi së paku minimum bashkëpunim për të ndërtuar një platformë të përbashkët, një program qeveritar që në të ardhmen t’ia dalim si koalicion, e gjithsesi ekzistojnë edhe opsione mes deputetëve të tjera që do të jenë të zgjedhur në Kuvend. Nuk brengosem, nuk kam ndonjë mundim, se si do të bëhet qeveria dhe shumica parlamentare. Do ta bëjmë këtë. Është mësa e sigurt se programi qeveritar do të jetë tërësisht identik me programin tonë, gjithsesi edhe nga partnerët do të pranojmë atë që është e pranueshme dhe ata tonën në mënyrë që të ndërtojmë koalicionin qeveritar madje edhe në kushte nëse kemi vetë si koalicion i tanishëm shumicë parlamentare prej 61 deputetëve.

Për fund, porosia juaj drejtuar lexuesve dhe shikuesve të MIA-s?

Porosia është ajo që ua dërgojmë çdo ditë qytetarëve. Qytetarë të nderuar, e dini kush jemi, kemi suksese të mëdha pas nesh, treguam guxim, vendosmëri, mençuri, miqësi, avangardë, i përmbushëm qëllimet strategjike të shtetit dhe në periudhën e marrjes së vendimeve më të mëdha e ngritëm ekonominë, i rritëm pagat, i rritëm pensionet, i rritëm vlerat në shoqërinë tonë. Nuk arritëm sukses në të gjitha paramendimet tona, jemi të vetëdijshëm për këtë, por megjithatë garancia është se jemi më të mirët dhe meritojmë mbështetjen tuaj për atë që e kemi bërë deri tani. Unë besoj se kryeministri nuk duhet jetë më shumë se dy mandate, ashtu siç nuk duhet edhe presidenti. Kërkoj mandat të pastër të dytë që të mund të tregojmë suksese kaq të mëdha edhe në vend në planin ekonomik në raport me shtetin e së drejtës, në arsim, siç treguam suksese në planin ndërkombëtar. Jemi të vendosur, jemi të mençur, jemi të informuar. Tani kemi nxjerrë mësim në periudhën e kaluar prej dy viteve e gjysme edhe nga dobësitë tona dhe besoj se do të delegoni besim, nder dhe përgjegjësi në mënyrë që në katër vitet e ardhshme të krenohemi të gjithë me vendin tonë, duke u krahasuar me të gjithë në rajon që të jemi shembull, të jemi të parët, të jemi më të mirët, të jemi kampionë dhe gjithsesi të mbetemi në vend dhe të jemi mjaftë tërheqës për t’i kthyer madje ata të rinj që u larguan jashtë shtetit. Votoni për numrin tre. Besoni se mundemi më shumë, mundemi më mirë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç kësaj rruge nëpër të cilën jemi nisur së bashku unë dhe të gjithë ju, gjithë populli ynë.

Ana Cvetkovska

foto: Ivana Batev

xhirues: Asllan Vishko

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close