0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePartitë politikePolitikë

Zaevi i tha Mickoskit të turpëroheni nga plagët e mia, për liderin e opozitës dënime për 27 prillin janë drakonike

Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hrisitian Mickoski në duelin e sontëm në TV Kanal 5 me qëndrime të kundërta lidhur me ngjarjet e 27 prillit në vitin 2017.

Shkup, 28 shkurt 2020 (MIA) – Liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hrisitian Mickoski në duelin e sontëm në TV Kanal 5 me qëndrime të kundërta lidhur me ngjarjet e 27 prillit në vitin 2017.

Sipas Mickoskit, çdo dhunë pa marrë parasysh nga kush është bërë nuk ka përkatësi politike, ngjyrë, religjion apo komb.

“Dhuna është e papranueshme. Askush nuk duhet ta marrë drejtësinë në duart e veta. Kemi gjykatës që kanë marrë aktgjykime kemi prokurorë që kanë akuzuar në bazë të këtyre aktgjykimeve e koha do të tregojë, ata se janë në procedurë ankimuese, vendimet për këto procedura ankimuese ende duhet të sillen, etj. Ajo që vlerësoj është se dënimet e shqiptuara janë drakonike. Kemi njerëz që kanë bërë krime shumë më të mëdha dhe nuk i përgjigjen në mënyrës si si përgjigjen këto njerëz që akuzohen dhe dënohen, është e papranueshme. Ju e keni njeriun që hapi derën e Kuvendit më 27 prill, të amnistuar sepse i duhej Zaevit”, tha Mickoski.

Për mua potencoi Mickoski, ky është problem thelbësor.

“Dhe tani pyesim pse ndodh kështu dhe pse gjyqësori nuk është funksional dhe pse jemi në shkallën e 106 për perceptimin e korrupsionit dhe jemi regjim hibrid dhe pse njerëzit po ikin. Ai që e hapi derën është i pafajshëm, ndërsa të tjerët janë fajtorë”, shtoi Mickoski.

Zaev e mohoi pretendimin e Mickoski dhe tha se në procesin e faljes që u hapën në Parlament me njerëz që dëshironin të pajtoheshin, për këtë çështje u miratua një ligj. Ai akuzoi Mickoski se mban leksione morale për një ngjarje në të cilën ai ishte pjesëmarrës në turmë.

“Ju po mbani ligjëratë morale për 27 prillin, për një ngjarje në të cilën keni qenë pjesëmarrës në turmë e cila donte të më vriste. Ju kemi parë nëpër fotografi dhe tani po jepni leksione morale për atë që është e drejtë dhe çfarë jo, ju duhet të keni turp për plagët e mia. Jo unë. Për shkak se partia juaj politike organizoi një turmë në të cilën morët pjesë edhe ju, dëshironte të më vriste mua dhe deputetët e tjerë që ishin aty”, tha Zaev në debatin e e sontëm në emisionin “Vetëm të vërtetë” në televizionin Kanal 5.

Shtoi se janë bërë  dallime mes atyre që e kanë kryer dhunë dhe ata që janë manipuluar për ngjarjet e 27 prillit, por secili do të përgjigjet. sn/

Back to top button
Close
Close