0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritPartitë politikePolitikë

Zaevi dhe Ahmeti në takim konstruktiv pune, ekzistojnë baza të mira për progres

Në takimin konstruktiv dhe produktiv triorësh janë arritur bazat për progres i cili çon drejt marrëveshjes së koalicionit për Qeveri të re evropiane kushtuar integrimeve evropiane, ekonomisë, barazisë dhe qeverisjes të së drejtës, qëndron në kumtesën e përbashkët të LSDM-së dhe të BDI-së, pas takimit të sotëm në të cilin morën pjesë kryetarët e partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarët e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe Artan Grubvi.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Në takimin konstruktiv dhe produktiv triorësh janë arritur bazat për progres i cili çon drejt marrëveshjes së koalicionit për Qeveri të re evropiane kushtuar integrimeve evropiane, ekonomisë, barazisë dhe qeverisjes të së drejtës, qëndron në kumtesën e përbashkët të LSDM-së dhe të BDI-së, pas takimit të sotëm në të cilin morën pjesë kryetarët e partive Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarët e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe Artan Grubvi.

Bisedimet midis dy partive, thuhet në kumtesë, do të vazhdojnë gjatë fundjavës në nivel të sekretarëve të përgjithshëm.

Takimi i punës midis LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” dhe BDI-së, në të cilin kanë marrë pjesë kryetarët Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti dhe sekretarët e përgjithshëm Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, vjen pas dhënies së mandatit Zoran Zaevit nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski për propozim për konstituimin e Qeverisë me mandat katërvjeçar. shk/

Back to top button
Close
Close