Partitë politike

Zaev-Zulueta: Zgjedhje të drejta dhe demokratike, të ruhet vlerësimi pozitiv për përparimin që është arritur

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me shefen e misionit për mbikëqyrje të zgjedhjeve OSBE/ODIHR në vend, Tana de Zulueta.

Shkup, 13 mars 2020 

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me shefen e misionit për mbikëqyrje të zgjedhjeve OSBE/ODIHR në vend, Tana de Zulueta.

Theksi i takimit ishte vendosur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fushatën e partive politike dhe gjendjen dhe përballjen me virusin Kovid-19 në vend.

Kryetari Zaev theksoi se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe barazi në zhvillimin e fushatës zgjedhore. Ai theksoi se duke pasur parasysh gjendjen me Koronavirusin nga i cili nuk është kursyer as vendi ynë, ndërkaq në drejtim të mbrojtjes më të madhe të qytetarëve, të gjitha partitë politike u obliguan të zhvillojnë një fushatë më ndryshe nga të deritanishmet, përkatësisht pa tubime publike. as vizita derë më derë, por fushatë përmes mas – mediumeve.

Në atë mënyrë të gjithë së bashku parandalojmë sepse shëndeti publik është më i rëndësishëm. Njëherit qytetarët në këtë mënyrë do të jenë në rrjedhë me programin e partive, atë që ato e ofrojnë në mandatin e ardhshëm me qëllim të ndërtimit të qëndrimit të tyre për kë do ta japin votën e tyre, theksoi kryetari Zaev.

Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë po zhvillon fushatë pozitive, me prezantim të programit për mandatin e ardhshëm, ndërkaq i cili është kahëzuar kryesisht në interes të qytetarëve dhe ndërtimit të një shteti përparues dhe prosperues.

Të dyja palët u dakorduan se është mjaft me rëndësi shteti të tregojë pjekuri politike, të mbajë zgjehje të drejta dhe demokratike, me mungesë të parregullsive, ndërsa me atë e ruajti vlerësimin pozitiv për përparimin që është arritur gjatë periudhës së kaluar. E tërë kjo do të ndikojë në eurointegrimin e saj.

Qendra e LSDM-së për komunikim me opinionin

___________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close