0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalPartitë politikePolitikë

Zaev: Ulja e pagave është masë jo e popullarizuar, por kjo është situatë në të cilën duhet të veprojmë si burrështetas

Jam i vetëdijshëm se ulja e pagave në administratë është masë jo e popullarizuar, por kjo është situatë  në të cilën nuk mund të kalkulojmë,  duhet të veprojmë si burrështetas dhe këtë ta kalojmë duke qëndruar në këmbë, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emision në televizionin  "Alsat".

Shkup, 28 mars 2020 (MIA) – Jam i vetëdijshëm se ulja e pagave në administratë është masë jo e popullarizuar, por kjo është situatë  në të cilën nuk mund të kalkulojmë,  duhet të veprojmë si burrështetas dhe këtë ta kalojmë duke qëndruar në këmbë, theksoi lideri i LSDM-së Zoran Zaev në emision në televizionin  “Alsat”.

Në emisionin “360 gradë”, Zaev potencoi se ulja e pagave për të gjithë është në linjë të solidaritet të qytetarëve, përkatësisht atyre që viteve të fundit kanë pasur të ardhura  më të larta,  logjike është  edhe më shumë t’i ndihmojnë shtetit.

“Në kushte kur janë ngrirë kreditë për tre muaj, në kushte kur  janë ngrirë punët e tërësishme, është i logjikshëm solidariteti, të gjithë ta mbajmë atë barrë. Pse? Të pasurit janë mësuar të jetojnë më të pasur, dhe tani përnjëherë  t’u vjen rëndë? Jo, por ata në këtë situatë do të kthejnë më shumë nga të ardhurat e tyre. Supozohet  se këto nëpunës me të ardhura më të larta kanë kursime në bankë ose në shtëpi sepse shumë vite para kanë marrë  paga më të larta. Si shembull do ta mar pagën e kryeministrit, e cila në këtë situatë do të zvogëlohet për më shumë se 70 mijë denarë. Nëse bëjmë matje sipas rrogës mesatare e cila në dhjetor ka qenë  rreth 25 mijë denarë, kjo do të thotë se mesatarisht heqim nga 10 mijë denarë  për çdo nëpunës administrativ”, potencoi Zaev.

Shtoi se me zvogëlimin e pagave në administratë praktikisht paratë nga pagat e zvogëluara nuk do të shkojnë në Qeveri por do të mbesin në vetë institucionin  që ajo të jetë financiarisht e gatshme për ta përballur krizën ekonomike.

“Ta marim si shembull ndërmarrjen Pyjet e Maqedonisë. Paratë që do t’u hiqen të punësuarve atje, janë para të cilat nuk do të shkojnë në Qeveri, por do të mbesin në vetë ndërmarrjen, që të ketë kondicion financiar për ta përballur krizën ekonomike”, theksoi Zaev.

Shtoi se të gjitha shpenzimet në Qeveri janë reduktuar në minimum në përpjekjen që  në çdo mënyrë të mundshme të kursehen para për krizën.

Potencoi se gjithë pakon e masave që e kanë propozuar si parti vlen për të gjithë punëtorët dhe ekonominë, për t’u ruajtur vendet e punës.

Sipas tij, nuk vonon pakoja e dytë e masave  nëse merret parasysh se impakti i krizës pritet në muajin prill, ndërsa masat kanë të bëjnë  në ndihmesë të pagave, punëtorëve, likuiditetit të ekonomisë për muajt prill dhe maj.

“Skenar më të keq është të kemi 30-40 për qind pagesë për të ardhurat në buxhet, përkatësisht do të mungojnë 60% të cilat nuk do të mund të realizohen. Prej këtu edhe vendimi për zvogëlim të parimit  të solidaritetit përkatësisht  reduktimi i pagave në administratë në pagën minimale prej 14.500 denarë. Nëse mungesa është rreth  2 miliard e 200 milion euro, ato janë dikut 60%, morëm vërtetim me gojë për 600 milion nga BE-ja, që do të thotë se mungojnë  edhe 1 miliard e 600 milion”; theksoi Zaev në emisionin “360 gradë” në televizionin Alsat.  sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close