0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev: Të blejmë prodhime vendore, t’u ndihmojmë ekonomisë dhe kompanive vendore

Kryetari i LSDM-së dhe bartës  në njësinë e katërt zgjedhore Zoran Zaev sot ka apeluar qytetarët të blejnë  prodhime vendore veçanërisht tani  sepse në mënyrë të tillë, siç tha,  e ndihmojnë ekonominë vendore dhe i ndihmojnë  prodhuesit tanë të vlefshëm të prodhimeve të Maqedonisë dhe të ushqimit  cilësor të Maqedonisë.

Shkup, 2 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së dhe bartës  në njësinë e katërt zgjedhore Zoran Zaev sot ka apeluar qytetarët të blejnë  prodhime vendore veçanërisht tani  sepse në mënyrë të tillë, siç tha,  e ndihmojnë ekonominë vendore dhe i ndihmojnë  prodhuesit tanë të vlefshëm të prodhimeve të Maqedonisë dhe të ushqimit  cilësor të Maqedonisë.

“Përmes pakos së tretë të masave lëshuam në qarkullim 355 milion euro për 730.000 shfrytëzues, përmes kartelave pagesore, vauçerëve, mbështetje për rininë dhe studentët, dhe masa tjera. Këto masa përmes  kartelave pagesore dhe vauçerëve do të përfundojnë në kompanitë dhe bizneset e Maqedonisë dhe do t’u ndihmojnë  t’i ruajnë vendet e punës, ta tejkalojnë krizën dhe  sërish të kahëzohen drejt rritjes,  hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritje të pagave të të punësuarve të tyre”, deklaroi Zaev, i cili sot e vizitoi  bashkësinë  terapeutike “Pokrov” në fshatin Vodoça, Strumicë.

Bashkësia merret me sipërmarrësi  sociale dhe rehabilitim dhe risocializim  të personave  të cilët ishin të varur nga përdorimi i mjeteve narkotike, alkoolit dhe substancave tjera psikotrope.

“Pokrov”, siç tha, është një shembull i sipërmarrësisë sociale  e cila duhet të ndiqet sepse mundëson ndryshime shoqërore pozitive dhe inkluzion social të shfrytëzuesve të këtij programi.

“Në mandatin e ardhshëm katërvjeçar  planifikojmë fuqishëm t’i mbështesim  nismat për formim të ndërmarrjeve të tilla sociale me  ligj të ri me fokus të rinisë dhe grave, dhe me hapjen e tre qendrave për mbështetje të ndërmarrjeve sociale. Prodhimtaria e  prodhimeve bujqësore cilësore të Maqedonisë të cilat dalin nga “Pokrov” është promovim i  potencialit  tonë bujqësor në rajonin e Strumicës të cilin ende më fuqishëm do ta angazhojmë  të jetë një nga  motorët kryesor  të ekonomisë së re të Maqedonisë”, tha Zaev. sa/

Back to top button
Close
Close