0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Zaev: Stabiliteti dhe reformat që i kemi dhënë janë argumente serioze për fillim të bisedimeve

Në samitin në Berlin kemi porositur se stabiliteti dhe reformat që i porosit vendi duhet të kuptohen si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë verës.

Shkup, 30 prill 2019 (MIA) – Në samitin në Berlin kemi porositur se stabiliteti dhe reformat që i porosit vendi duhet të kuptohen si argumente serioze për vendim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian për fillim të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut gjatë verës.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në video fjalimin nga Berlini, ku u mbajt samit joformal francezo-gjerman për vendet e Ballkanit Perëndimor. Zaev në Berlin ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe nga ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Edhe pse zgjerimi i Unionit nuk ishte tema e Konferencës, i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ta dërgojmë mesazhin tonë, e ai është mesazhi i qytetarëve tanë në Evropë, se jemi të gatshëm të kontribuojmë akoma më shumë dhe të jemi bërthama e Ballkanit, nga e cila buron ideja evropiane për unitet, solidaritet dhe bashkëpunim”, thotë Zaev.

Nënvizoi se vendi ka ndërmarrë përgjegjësi për veten dhe për rajonin dhe se tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ndërmerr hapa përgjegjës për Maqedoninë e Veriut dhe për Ballkanin Perëndimor, që në të vërtetë do të thotë edhe përgjegjësi ndaj popujve evropianë.

Sipas tij,  konkluzioni më i rëndësishëm dhe më shumë i theksuar në samit ka qenë se marrëveshja e suksesshme që e kemi arritur me Greqinë është model për zgjidhjen e çështjeve dhe konflikteve të hapura.

Siç theksoi kryeministri, mes konkluzioneve është potencuar edhe rëndësia e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për normalizim të plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe kontribut i ri i rëndësishëm ndaj stabilitetit rajonal.

Theksoi se në konferencë kanë arritur marrëveshje që t’i intensifikojnë aktivitetet për themelim të zonës ekonomike rajonale, të mbetemi të përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit dhe t’i mbështesim nismat për ndërlidhje infastrukturore, bashkëpunim ekonomik, tregti të lirë dhe shkëmbime rinore në rajon.

Samiti joformal për Ballkanin Perëndimor në Berlin ka qenë në organizim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close