0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikë

Zaev: Sot obligohemi të ndërtojmë Kuvend të pavarur dhe përgjegjës

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u shpreh në Fejsbuk  në lidhje me  mbledhjen konstituive të Kuvendit, e cila u mbajt sot, pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat ishin mbajtur më 15 korrik.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev u shpreh në Fejsbuk  në lidhje me  seancën konstituive të Kuvendit, e cila u mbajt sot, pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat ishin mbajtur më 15 korrik.

“Kuvendii ynë sot e mban  seancën e parë konstituive me pjesëmarrje të deputetëve  të cilët e  shprehin vullnetin e qytetarëve që votuan në  zgjedhjet parlamentare më 15 Korrik”, shkruajti Zaev.

Theksoi se deputetët në seancën e sotme  obligohen  të ndërtojnë  Kuvend të pavarur dhe përgjegjës.

“Sot obligohemi të ndërtojmë Kuvend  të pavarur dhe përgjegjës, shtëpi të vërtetë të demokracisë së të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, shkruajti Zaev. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close