0_Maqedoni.PortalPolitikë

Zaev: Qytetarët t’i marrin me rezervë informatat e pakontrolluara për koronavirusin

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje që qytetarët t'i marrin me rezervë lajmet e pakontrolluara të cilat po plasohen për koronavirusin.

Shkup, 10 mars 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje që qytetarët t’i marrin me rezervë lajmet e pakontrolluara të cilat po plasohen për koronavirusin.

“Qytetarët, i tërë opinioni, me rezervë t’i marrin me rezervë lajmet e pakontrolluara dhe senzacionaliste që disa mediume të caktuara, e para së gjithash portalet e internetit, i plasojnë për virusin Kovid-19. Tani, kur institucionet po bëjnë gjithçka për t’u përballur me virusin, është papërgjegjësi të plasohen lajme të rrejshme dhe dezinformata të cilat shkaktojnë panik mes qytetarëve”, thotë Zaev.

I bën thirrej opinionit të kahëzohet drejt burimeve të vërteta dhe të besueshme të informimit, fillimisht drejt informatave që i kumtojnë Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe.

“Preventiva është mbrojtja më e mirë nga viruset dhe prandaj është me rëndësi që secili t’i ndjekë rekomandimet nga personat mjekësorë”, porositë Zaev. ab/

 

Back to top button
Close
Close