0_Maqedoni.PortalEkonomiPartitë politike

Zaev: Pasojat ekonomike priten në fillim të prillit, ndërmerren masa për ballafaqim

Kulmi i krizës me përhapjen e koronavirusit pritet për një muaj prej tani, rreth 15-20 prill, ndërsa pasojat e dëmshme ekonomike do të fillojnë të ndjehen që në fillim të prillit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Shkup, 18 mars 2020 (MIA) – Kulmi i krizës me përhapjen e koronavirusit pritet për një muaj prej tani, rreth 15-20 prill, ndërsa pasojat e dëmshme ekonomike do të fillojnë të ndjehen që në fillim të prillit, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Për këtë shkak, tha ai, Qeveria doli me një sërë masash, planifikon edhe plotësuese në pajtim me zhvillimin e situatës, ndërsa kërkoi edhe vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, që këto masa të mund të zbatohen.

“Kulmin e krizës me koronavirusin e presim më 15-20 prill dhe normalisht pas kësaj vijon periudhë e shërimit, kur pritet të bie numri i të sëmurëve. Bota tenton që këtë përhapje ta zbusë, që të mund të gjitha resurset të sistemohen barabartë”, tha Zaev në konferencën e sotme për shtyp.

“Kulmi ekonomik”, siç potencoi, pritet që në fillim të prillit.

“Ai do të ndodhë dhe do të rritet dhe pasojat do të jenë të mëdha, këtë duhet ta dijnë qytetarët. Nuk e kam lehtë ta kumtoj këtë, por ata duhet ta dijnë se çfarë është situata. Kjo po ndodhë edhe në ekonomitë shumë më të zhvilluara”, tha lideri i LSDM-së.

Kjo krizë ekonomike, vlerëson Zaev, është krizë specifike, e shkaktuar nga kriza shëndetësore, e cila do të shkaktojë pasoja ekonomike dhe kërkon ballafaqim më ndryshe se kriza ekonomike në vitin 2008. Që të ballafaqohemi me të, tha ai, Qeveria miratoi një sërë masash, të cilat tanimë janë publikuar, ndërsa do të zhvillojnë edhe të reja në pajtim me nevojat dhe zhvillimin e krizës.

“Siç bën bota, bëjmë edhe ne. Shteti fillimisht do të zhvillojë masa ekonomike. Buxheti është likuidues, shteti është stabil dhe i shkarkuar nga borxhet e mëdha dhe gatshëm të ballafaqohet me këtë krizë shumë të vështirë. Të gjithë duhet të jemi solidarë, më së shumti shteti, buxheti, institucionet, e pastaj të gjithë. Do të vuajmë të gjithë dhe sa më barabartë shpërndahet aq më lehtë do të përballet kriza”, tha Zaev.

Për këtë, potencoi lideri i LSDM-së, do të kontribuojë edhe vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila do të mundësojë të alokohen mjete nga njëra shkallë në tjetrën, të miratohen dekrete me fuqi të ligjit, por edhe siç tha, të kërkohen me kohë kredi të lira, të cilat do të ndihmojnë në ballafaqimin me krizën. bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close