0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderVideo deklaratë

Zaev: Parlamenti nuk do të shpërndahet derisa nuk përfundon procesi i prononcimit për Ligjin për PP

Ligji për prokurori publike, protokolli për NATO dhe Ligji për mbrojtje, janë pjesë e agjendës që u kontraktua nga të gjitha partitë, e cila duhet të përfundojë deri në shpërbërjen e Kuvendit më 12 shkurt. Nëse dikush e shkel atë, atëherë shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve nuk do të ndodhë, dekalroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas dëshmimit në gjykatën penale për lëndën "Monstra".

Shkup, 3 shkurt 2020 (MIA) – Ligji për prokurori publike, protokolli për NATO dhe Ligji për mbrojtje, janë pjesë e agjendës që u kontraktua nga të gjitha partitë, e cila duhet të përfundojë deri në shpërbërjen e Kuvendit më 12 shkurt. Nëse dikush e shkel atë, atëherë shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve nuk do të ndodhë, dekalroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev pas dëshmimit në gjykatën penale për lëndën “Monstra”.

I pyetur nëse është i mundur anulimi i zgjedhjeve nëse nuk miratohet Ligji për prokurori publike, Zaev tha jo, por theksoi se është shumë me rëndësi që e kontraktuara të votohet në Parlament.

“Kur të votohet në Parlament, mund të miratohet ose mos të miratohet. Opsion tjetër nuk ka, por më 12 shkurt duhet të shpërbëhet. Nëse ka tentim nga opozita që ta minojë, ta bllokojë ose në çfarëdo mënyrë tjetër miratimin e tij, respektivisht votimin, atëherë normalisht se Parlamenti nuk do të shpërbëhet derisa nuk përfundon procesi i prononcimit për Ligjin për prokurori publike, si dhe për protokollin për NATO ose Ligjin për mbrojtje e ngjashëm”, tha Zaev.

Ai potencoi se një pjesë e agjendës për të cilën kanë arritur marrëveshje të gjithë, është se këto zgjidhje ligjore deri në shpalljen e zgjedhjeve dhe shpërbërjen e parlamentit do të votohen.

“Nëse dikush e shkel atë, atëherë normalisht se shpërbërja e Parlamentit dhe shpallja e zgjedhjeve nuk do të ndodhë. Më 12 prill janë zgjedhjet, Mirë është që më 12 shkurt, siç tha Talat Xhaferi, kjo të ndodh. Zgjedhjet shpallen dhe Parlamenti shpërbëhet prej 45 deri 60 ditë. Do të thotë kemi 15 ditë për shpërbërjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve, siç ligji dhe Kushtetuta këtë e mundësojnë, por unë besoj se gjithçka do të përfundojë më 12 shkurt”, deklaroi Zaev. bsh/

Изјава на Заев за случајот Монструм

Изјава на Заев за случајот Монструм

Posted by MИА.mk on Понеделник, 03 февруари 2020

Back to top button
Close
Close