0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëVideo deklaratëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev nga Tetova: Për gjashtë vjet ta mbyllim procesin negociues dhe të bëhemi anëtare me të drejtë të plotë e BE-së

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në Tetovë, në të cilën i theksuan propozimet  në lidhje me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Njeriu i parë i LSDM-së, Zaev,  theksoi se me  politikat e tij i kanë hapur dyert për në NATO dhe BE vetëm për tri vjet  në vend se 11 vjet  në pushtetin paraprak.

Tetovë, 9 korrik 2020 (MIA) – Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbajtën konferencë të përbashkët për shtyp në Tetovë, në të cilën i theksuan propozimet  në lidhje me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Njeriu i parë i LSDM-së, Zaev,  theksoi se me  politikat e tij i kanë hapur dyert për në NATO dhe BE vetëm për tri vjet  në vend se 11 vjet  në pushtetin paraprak.

“Dy  miliard e gjysmë  para evropiane  na qëndrojnë në dispozicion  në periudhën në vijim.  Paratë evropiane  për standarde evropiane në vend por edhe për ballafaqim me pasojat e koronavirusit. Jemi të gatshëm e dimë dhe mund të hapim 80 për qind të kapitujve deri në vitin 2024, ndërsa për gjashtë vjet prej tani  ta mbyllim gjithë procesin negociues me BE-në dhe të bëhemi  anëtare me të drejtë të plotë e BE-së. Kjo është oferta jonë  për katër vitet e ardhshme. E dimë mirë se ç’farë shteti duam të jetë Maqedonia e Veriut në vitin 2024, e lirë, demokratike, evropiane dhe e integruar”, theksoi Zaev.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami theksoi se ideja e madhe për Maqedoni Evropiane  siç i ka bashkuar  të dy partitë  para zgjedhjeve  do të jetë udhëzues për katër vitet e ardhshme.

Të dy kryetarët mbajtën takim  me kandidatët për deputetë  nga njësia e gjashtë zgjedhore, ndërsa gjatë ditës  janë parashikuar edhe takime  me grupe të qytetarëve. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close