0_Maqedoni.PortalKorrespondentë MKDPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Zaev nga Manastiri: Vota për LSDM-në është votë për siguri, ndërsa vota për VMRO-DPMNE-në është rrezik për regjim të ri

Më 15 korrik vota për LSDM-në dhe Koalicionin është votë për siguri, ndërsa vota për VMRO-DPMNE-në është votë për kthim prapa, rrezik dhe regjim të ri, theksoi Zoran Zaevi, bartës i listës së kandidatëve në NJZ 4, pasdite në takim me të rinjtë socialdemokratë në Manastir.

Manastir, 12 korrik 2020 (MIA) – Më 15 korrik vota për LSDM-në dhe Koalicionin është votë për siguri, ndërsa vota për VMRO-DPMNE-në është votë për kthim prapa, rrezik dhe regjim të ri, theksoi Zoran Zaevi, bartës i listës së kandidatëve në NJZ 4, pasdite në takim me të rinjtë socialdemokratë në Manastir.

Zaev kërkoi mbështetje, për mandat të ri, të pastër, siç tha, t’i vazhdojmë politikat e mira, që të shkojmë përpara ende më mirë, të mos e lëshojmë shansin që së bashku e krijuam për atdheun tonë.

“Para nesh të mërkurën janë zgjedhjet e rëndësishme. Zgjedhje në të cilat secili nga ne duhet të tregojë se në cilin drejtim do të shkojë shteti ynë. Opsionet e ofruara u panë në të dy fushatat tërësisht kundërshtuese. Ne ofruam optimizëm, koncept të qartë, shpresë, shans dhe ardhmëri. Treguam se mundemi atë ta bëjmë ende më mirë dhe më fuqishëm. Nga ana tjetër kishte fushatë me urrejtje, të errët, me humor të papërshtatshëm në kurriz të popullit të tyre. Ky është dallimi. Të mërkurën, më 15 korrik të votojmë për të vazhduar drejt zhvillimit, drejt integrimit, drejt rritjes ekonomike dhe më shumë para për të gjithë dhe përfundimisht për drejtësi. Kjo është rruga e vërtetë, ndërsa gjithë të tjerat janë qorr-sokak dhe pasiguri. Votoni për opsionin më të sigurt”, porositi Zaev.

Radmilla Shekerinska, bartëse e listës së kandidatëve në NJZ 5 përkujtoi se në 2,5 vite të fundit qeverinë që e ka udhëhequr Zoran Zaev dhe LSDM është një qeveri mbi supet e së cilës  kanë rënë problemet e akumuluara me dekada.

Sipas saj, fushata zgjedhore ishte jashtë standardeve, fushatë në të cilën u përdorën mjete bashkëkohore të teknologjive të reja, fushatë në të cilën konkretisht treguam se shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se interesat tona.

Koalicioni “Mundemi” fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e përfundon sonte me tribunë qytetare, e cila do të mbahet në lokalitetin arkeologjik Heraklea. ar/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close