0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Zaev: Në Vitin e Ri 2020 ta bëjmë më të mirën për vendin tonë

Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit deri tek qytetarët, uroi të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi duke porositur që çdo kush të bëj më të mirën për shtetin dhe të premtojmë përkushtim në të përbashkëtën dhe solidaritet. Në Vitin e Ri, shteti të bëhet anëtare e NATO-s, fuqishëm të trokasim në dyert e BE-së të cilës kemi çfarë për t'i thënë, shprehet Zaev dhe thekson se për shtetin mbetet obligimi për instalimin e përgjithshëm të shtetit të së drejtës

Shkup, 31 dhjetor 2019 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e fundvitit deri tek qytetarët, uroi të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi duke porositur që çdo kush të bëj më të mirën për shtetin dhe të premtojmë përkushtim në të përbashkëtën dhe solidaritet. Në Vitin e Ri, shteti të bëhet anëtare e NATO-s, fuqishëm të trokasim në dyert e BE-së të cilës kemi çfarë për t’i thënë, shprehet Zaev dhe thekson se për shtetin mbetet obligimi për instalimin e përgjithshëm të shtetit të së drejtës.

“Në disa orë para Vitit të Ri, kur të gjithë jemi me më të afërmit tonë, u dëshiroj të nesërme më të mirë dhe më të bukur, shëndet, lumturi dhe ngrohtësi. Disa nga bashkëqytetarët tonë, sonte, do të jenë në vendet e punës, në spitale, në polici, në shërbimin e zjarrfikësve, në armatë – do të kujdesen për vendin dhe sigurinë tonë. Të gjithë atyre tu japim respekt dhe mirënjohje”, thekson në fjalimin e fundvitit, Zaev.

Kryeministri thekson se viti 2020, për pjesëtarët e Armatës sonë dhe të gjithë qytetarëve, do të jetë vit për t’u mbajtur mend, mbase Maqedonia e Veriut edhe formalisht do të bëhet anëtare e aleancës më të fuqishme – NATO.

“Asgjë nuk do të na ndalon dhe fuqishëm do të trokasim në dyert e BE-së për atë se kemi çfarë për të thënë. Jeni krenar të këtyre arritjeve. Sot duam të premtojmë se në vitin 2020 edhe më shumë do të ndezim flakën e bashkësisë dhe solidaritetit. Të kultivojmë dhe ruajmë dashurinë dhe mirëkuptimin për tjetrin. Këto janë hapa kaq të thjeshtë, ndërsa aq të shkëlqyeshëm. Le të vazhdojmë të jemi shembull për të cilin të gjithë flasin”, thekson kryeministri.

Më tutje Zaev thekson se çdo njeri është i rëndësishëm dhe për këtë investojnë në qytetarët, në të ardhmen, në fëmijët dhe pa përjashtim në të gjithë popullin mbase, siç thotë, kjo është pasuria jonë më e madhe.

“Ne e kemi kthyer kursin shoqëror në mënyrë dramatike, duke e bërë vendin tonë, shtet social dhe të drejtë. Angazhimi ynë i përbashkët është t’u bëjmë të mundshme të gjithë njerëzve që të marrin mundësinë që ata meritojnë, të përdorin aftësitë e tyre”, orienton Zaev.

Shton se para vendit mbetet obligimi i plotë për t’u instaluar shteti i së drejtës.

“Le ta përgëzojmë vazhdimisht veten që kemi arritur të rivendosim lirinë dhe demokracinë. Le të jemi të guximshëm sepse kemi ekonomi që po i rrit pagat përpara si kurrë më parë. Sepse ekonomia nga minusi shkoi në plus. Por për të qenë të qartë, para nesh është obligimi për të vendosur plotësisht shtetin e së drejtës. Pa lëshime, pa make-up dhe riparime të shpejta, por reformë themelore. Do të bëj gjithçka për ta bërë këtë të ndodhë. Qëndroni të përkushtuar rreth drejtësisë, mbështetja juaj është thelbësore që ne të kemi sukses”, thekson Zaev.

Kryeministri në Vitin e Ri dëshiroi që çdo kush nga ne të bëj më të mirën për vendin tonë.

“Dëshiroj që të gjithë të jemi gjallë e shëndoshë dhe me lumturi të madhe të presim të porsalindurit në vitin 2020, me vendosmëri të sigurojmë shtëpi të ngrohtë dhe të sigurt për çdo fëmijë, për çdo njeri. Në vitin e ri 2020, dëshiroj që çdo kush nga ne të bëj më të mirën për vendin tonë. Përskaj obligimeve të shtetit, kontributi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Për këtë, çdo kush të tregon sesi duhet vendi. Asgjë nuk është më e rëndësishme se kaq. Ju uroj vitin e ri 2020 nga thellësia e zemrës sime si një vit të lumtur, të suksesshëm dhe të paharrueshëm”, thekson kryeministri në fjalimin e fundvitit deri tek qytetarët. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close