BiznesBiznes.PortalEkonomiPartitë politike

Zaev në takim me Azeskin – biznesi prej qeverisë së re kërkon program zhvillimor dhjetëvjeçar

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është duke mbajtur takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Dëshiron t'i dëgjojë, siç tha para takimit, propozimet e bashkësisë së biznesit ndërsa më pas t'i fusë në programin zgjedhor ekonomik të partisë i cili do të prezentohet para qytetarëve.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është duke mbajtur takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski. Dëshiron t’i dëgjojë, siç tha para takimit, propozimet e bashkësisë së biznesit ndërsa më pas t’i fusë në programin zgjedhor ekonomik të partisë i cili do të prezentohet para qytetarëve.

Zaev theksoi se dialogu me kompanitë vazhdon. Ata e porositën se nga pushteti i ardhshëm presin sjelljen e programit kombëtar zhvillimor 2020-2030 në të cilin do të konceptohen të gjitha kërkesat e tyre si edhe shkarkimi prej obligimeve të reja deri në anëtarësimin e vendit në BE.

“Ne jemi duke e përgatitur programin tonë zgjedhor i cili shpresoj se do të bëhet qeveritar. Kam ardhur sot për t’i vazhduar bisedimet që gjithmonë i kemi pasur në bazë bashkëpunimi dhe partneriteti, por para së gjithash këtu jemi për ta dëgjuar Odën Ekonomike për atë që kemi nevojë, e madje edhe t’i lusim për disa materiale të caktuara me shkrim dhe për sugjerime. Kemi shumë për të mësuar. Jemi të vetëdijshëm se nuk jemi as më të mençurit, as më të udhëzuarit, ndërsa dëshirojmë përmes procesit inkluziv të krijojmë ekonomi bashkëkohore, moderne, digjitale dhe t’i vendosim të gjitha përvojat e rëndësishme të mira të biznesit të cilat mund të jenë prijëse e jona në periudhën e ardhshme katërvjeçare”, potencoi Zaev.

Azeski tha se Oda është e gatshme për dialog.

“Kryetari i LSDM-së është në çdo rast i pranishëm tek ne, edhe gjatë kryerjes së funksionit kryeministër edhe tani, para zgjedhjeve, gjatë konceptimit të programit. Ne gjithmonë jemi të përgatitur për dialog. Këshilli drejtues i përcaktoi qëndrimet e Odës – çfarë do të kërkojmë prej partive politike kur të vijnë këtu në konsultime. Atë që do t’ia kumtojmë në takim do të jetë në dy pjesë. I pari është se presim sjelljen e programit kombëtar zhvillimor për vitin 2020 – 2030 në të cilin do të konceptohen të gjitha kërkesat e biznesit, ndërsa i dyti, se dëshirojmë të shohim situatë në të cilën përafrimi drejt BE-së nuk do të sjellë obligime të reja për kompanitë derisa nuk bëhemi anëtare”, përmendi Azeski.

Zaev erdhi në Odën Ekonomike me bashkëpunëtorët e tyre dhe kryetarët e komisioneve partiake për financa dhe energjetikë. shk/

 

Back to top button
Close
Close